Obeziteti shkakton më shumë raste të kancerit sesa pirja e duhanit
Obeziteti shkakton më shumë raste të katër llojeve të zakonshme të kancerit në Britaninë e Madhe sesa pirja e duhanit, sipas një organizate bamirëse.
Cancer Research UK tha se kanceri i zorrëve, veshkave, vezoreve dhe mëlçisë kanë shumë gjasa të shkaktohen nga mbipesha se sa nga duhanpirja.
Organizata paralajmëron se milionë njerëz janë në rrezik nga kanceri për shkak të peshës së tyre. Dhe njerëzit mbipeshë janë më të shumtë në numër sesa duhanpirësit.
Cancer Research UK thotë se studimi i saj nuk ka të bëjë me fajësimin e njerëzve mbipeshë. Dhe as nuk sugjeron që pirja e duhanit dhe obeziteti janë drejtpërsëdrejti të krahasueshme në lidhje me rrezikun e kancerit. Të dyja rrisin rrezikun e sëmundjes tek një person.
Gjithsesi duhani mbetet shkaktari kryesor i kancerit në përgjithësi. Ndërsa obeziteti renditet i dyti, tha Cancer Research UK.
Por ndërkohë që normat e pirja e duhanit po zvogëlohen, obeziteti po rritet. Rreth një e treta e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar janë të obezë.