Obeziteti shton tumoret

Llojet e kancerit të lidhura me obezitetin po rriten me një ritëm shumë më të shpejtë sesa në brezat e mëparshëm në Shtetet e Bashkuara. Shoqata amerikane e kancerit thotë se shtimi i mbipeshës në këto 40 vite mund të ketë rritur rrezikun e kancerit te brezat e rinj dhe paralajmërojnë se problemi kërcënon të përmbysë përparimin e arritur së fundi ndaj sëmundjes së rëndë.

Kjo shoqatë ka studiuar miliona të dhëna shëndetësore, nga viti 1995 deri në 2014-n, duke i botuar studimet e saj te ”The Public Health Lancet”. Dekadat e fundit, provat që e lidhin kancerin me obezitetin janë shtuar ndjeshëm. Studiuesit mendojnë se ky trend lidhet me rritjen e shpejtë të obezitetit, pasi brezat e rinj në mbarë botën po përballen tani me një ekspozim të parakohshëm dhe më afatgjatë ndaj rreziqeve të mbipeshës.

Si mund të lidhet shëndeti i tepërt me kancerin? Ka ende shumë pyetje që kërkojnë përgjigje në lidhje me këtë, megjithatë shkencëtarët deri tani kanë një teori kryesore. Qelizat e dhjamit sipas tyre krijojnë hormone shtesë dhe faktorë të rritjes. Këto të fundit i tregojnë qelizave në trup të ndahen më shpejt, çfarë shton mundësinë e prodhimit të qelizave kancerogjene, të cilat mund të vazhdojnë të ndahen dhe të shkaktojnë tumore.

SHKARKO APP