OBSH: Mbi 8 milionë njerëz humbasin jetën çdo vit nga duhani
Më shumë se tetë milionë njerëz vdesin çdo vit për shkak të përdorimit të duhanit. Ndërkohë shtatë milionë prej këtyre vdekjeve shkaktohen nga përdorimi i drejtpërdrejtë i duhanit, ndërsa 1,2 milionë janë persona që nuk e përdorin duhanin, por vdesin për shkak se janë përdorues pasiv të tij.
Pirja e duhanit, e cila ndikon negativisht në jetën njerëzore në shumë mënyra, qëndron e vetme si një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në botë.
Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pothuajse gjysma e duhanpirësve vdesin nga arsye që kanë burim këtë ves.
OBSH tërheq vëmendjen se çdo vit rreth 65 000 fëmijë në mbarë botën humbin jetën nga shqetësimet në rrugët e frymëmarrjes si pasojë e pirjes së duhanit në familje dhe të cilët përballen me pirjen pasive. (Ata)