Operacione plastike/ Mjekësia estetike xhiron 2 miliardë dollarë në vit

Njerëzit po shpenzojnë gjithmonë e më shumë për t’u dukur më të rinj dhe më elegantë duke e kthyer sektorin e mjekësisë estetike në Turqi në më fitimprurësin, me dy miliardë dollarë xhiro vjetore.

Zehra Asiran Serdar, pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Bahçesehirit thotë se gratë dhe burrat çdo ditë e më shumë po shpenzojnë për të investuar në pamjen e tyre, një trend, sipas saj, në rritje.

“Nuk kemi të dhëna të sakta, por hulumtimet e fundit flasin se ekonomia kozmetike estetike në Turqi vlerësohet në dy miliardë dollarë xhiro vjetore. Rritja vjetore e këtij sektori është mesatarisht 10 për qind në vit, që e bën Turqinë ndër 10 vendet e para në këtë sektor. Besojmë se ky sektor do të vazhdojë të shënojë rritje në të ardhmen”, shtoi Serdar.

Serdar thekson se burrat gjithnjë e më shumë po shfaqin interes për produktet kozmetike dhe trajtimet estetike, raporton atsh.

“Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta, përqindja e trajtimit të meshkujve është rreth 30 për qind. Nga 100 njerëz që kërkojnë trajtim kozmetik/estetik, 70 janë gra dhe 30 janë burra. Jam e kënaqur me këtë fakt, është mirë që meshkujt gjithnjë e më shumë po shpenzojnë për pamjen e jashtme”, thekson ajo.

Serdar deklaroi se trajtimet kozmetike janë shumë të rëndësishme dhe se nuk duhet të bëhen pa një konsultë paraprake me dermatologun.

SHKARKO APP