Ora e zgjimit gjatë natës tregon se ç’nuk shkon me shëndetin tuaj
Nëse ju ndodh vazhdimisht që të zgjoheni në të njëjtën orë për netë me radhë, kjo mund të jetë tregues se diçka nuk funksionon siç duhet me organizmin. Sipas mjekësisë së hershme kineze, “ora trupore” është një mënyrë për të identifikuar probleme të ndryshme nisur nga koha kur zgjoheni natën.
21:00-23:00
Në këtë periudhë, enët e gjakut janë shumë aktive dhe nësu ju ndodh të zgjoheni përherë në këtë orë, atëherë mund të keni probleme që lidhen me sistemin imunitar, tiroidet, stresin dhe ankthin.
23:00-01:00
Zgjimi i vazhdueshëm në këtë orë është tregues se duhet të bëni kujdes me mënyrën e të ushqyerit; të mos konsumoni ushqime të shpejta, por sa më shumë fruta dhe perime
01:00-03:00
Zgjimi në këtë orë tregon probleme me mëlçinë dhe largimin e toksinave. Nëse jeni përdorues të duhanit ose alkoolit, reduktoni konsumimin e tyre.
03:00-05:00
Nëse zgjoheni në këtë orë duke u kollitur dhe vështirësi në frymëmarrje, keni nevojë për ajër të pastër. Është koha kur organizmi përgatitet për ditën e re.