Nëse deri më tani ju është thënë se frutat duhen konsumuar gjithmonë pas vaktit ushqimor, na lejoni t’ju tregojmë se ky ves është i gabuar.
Sipas nutricionistëve koha më e mirë për të konsumuar ftuta është mëngjesi i herët pas një gote me ujë. Ndërkohë që ngrënia e tyre menjëherë pas vaktit ushqimor nuk është aspak e këshillueshme, pasi stomaku nuk arrin t’i tresë këto të fundit në mënyrën e duhur.
Ideale është që frutat të konsumohen një orë përpara vaktit ushqimor, ose dy orë pas këtij të fundit.
Nëse ju hani makarona dhe pas tyre fruta, tretja e makaronave do të ndalojë tretjen e frutave dhe kështu ato do të fermentohen në stomak gjatë kohës që presin radhën e tretjes.