Para apo pas të keni ngrënë mëngjes? Ja kur këshillohet t’i lani dhëmbët

Higjiena personale është shumë e rëndësishme dhe për këtë arsye të paktën dy herë në ditë duhet të lajmë dhëmbët. Kjo është këshilla standarte e çdo dentisti.

Por nëse në darkë e kemi më të thjeshtë për t’i larë pasi e dimë që duhet ta bëjmë para gjumit, në mëngjes kemi dyshime nëse duhet ta bëjmë para apo pasi të kemi ngrënë vaktin e parë të ditës. Por kur është koha më e mirë për ta bërë këtë?

Dentistët rekomandojnë larjen e dhëmbëve kur zgjohesh dhe para se të flesh.

Është më mirë t’i lani dhëmbët para ngrënies, ose të prisni 30 minuta pasi të hani. T’i lani dhëmbët pasi të hani është mirë për të gjitha arsyet që mund t’ju bien në mend: i pastroni bakteret e ushqimit që sapo hëngrët. Nëse hani gjëra me shumë sheqer ose acidike si frutat, lëngje apo edhe shumë ushqime tjera mëngjesore që hamë zakonisht, është më mirë t’i lani dhëmbët para ngrënies.

Shmangni larjen e dhëmbëve pasi të pini pije acidike si lëngu i portokallit sepse kjo dobëson dhëmbët. Nëse po planifikoni të hani ose pini diçka acidike për mëngjes, sigurohuni që t’i lani dhëmbët para mëngjesit.

SHKARKO APP