Paralajmërim për prindërit: Mos qëlloni fëmijët, ja çfarë dëmtimesh do i shkaktoni
Grupi i pediatrëve ka nxjerrë një paralajmërim për prindërit duke i këshilluar që të mos godasin fëmijët pasi do i shkaktojnë dëmtime serioze në tru.
Një studim i Akademisë Amerikane të Pediatrisë zbulon se shuplaka do të shkaktojë sjellje agresive, ndryshime në tru, abuzim me substanca dhe sjellje vetëvrasëse në adoleshencë.
Ndërkohë që prindërit besojnë se shuplakat shkaktojnë përmirësime në sjellje, studimet tregojnë se nuk është aspak efektiv. Sugjerohet që ndëshkimi i fëmijëve të bëhet me vendosje rregulli dhe reduktim qëndrimi para ekranit.
“Megjithëse shumë fëmijë që janë rrahur janë bërë adoleshentë të shëndetshëm e të lumtur, dëshmitë thonë se shuplaka nuk është e nevojshme dhe rezulton në dëmtime afatgjata”, tregoi studimi.
Akademia gjithashtu paralajmëron që prindërit duhet të heqin dorë edhe nga abuzimet verbale që përfshijnë ofendimin e fëmijëve, pasi mund t’i shkaktojnë depresion.