Parandalimi i sëmundjeve të transmetuara seksualisht
KËSHILLA
Prof. Gjergji Theodhosi
Sëmundjet me transmetim seksual, janë disa kategori pathollogjish të cilat rrugën kryesore të përhapjes se tyre e kanë nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të kryera pa përdorur mjete mbrojtëse. Në vendin tonë edhe në 10-vjeçarët e kaluar ka pasur problem të kësaj natyre, por mjekët kanë luftuar për t’i diagnostikuar e trajtuar ato, duke dhënë një kontribut të çmuar në atë periudhë sidomos për ato sëmundje që dianostikoheshin e mund të mjekoheshin në atë periudhë në veçanti luesi.
Në ditët tona, kur njerëzit e sidomos të rinjtë duke qenë edhe më pak të informuar për këto rreziqe, janë me të kërcënuar për t’u prekur nga këto infeksione, dhe sidomos nga pakujdesia që dikush tregon me ndërrimin e partnerit ose partneres duke mos e vlerësuar rrezikun e kësaj mënyrë sjellje.
Mund te shprehemi se janë disa kategori të sëmundjeve me transmetim seksual. Disa prej tyre kanë qenë të njohura më herët e disa të tjera kanë dalë në planë të parë në vitet e fundit. Te tilla konsiderohen:
Sëmundjet me bazë mikrobiale si: Ureaplazma dhe mykoplazma; chlamydia dhe gonorrhea.
Sëmundjet me shkaktarë të natyrës parazitare si luesi;
Sëmundjët me baze virale si HPV, human papilomavirusi; me shfaqje të dukshme kondylomat.
Sëmundja e shekullit, me baze virale, AIDS ose Sida, që shkatërron sistemin imunitar të organizmit dhe ka pasoja që progresivisht kërcënojnë jetën e personit.
Sëmundjet me origjinë mikrobiale, kanë karakteristika kryesore simptomat akute, të hershme, shtimin e sekrecioneve nga vagina, irritacionin dhe ndjesinë e ngacmueshmërisë ne hyrjen e vaginës dhe dhimbjet e barkut. Këto shenja janë edhe më të dukshme në fillimin e infeksioneve nga klamidia dhe nga gonorrhea. Ne zhvillimin e klinikës së këtyre patologjive, shtohen e theksohen edhe shenja si shqetësimet dhe ndijesi djegie gjatë e pas urinimit, mbasi në këto raste preken nga infeksioni edhe rrugët e urinës, e në mënyrë më të ndjeshme uretra.
Pathologjitë e permendura, në veçanti klamidia dhe gonorrhea, nëse nuk trajtohen që herët në shenjat e para të tyre, kanë prirjen të spostohen më lart në uterus (mitra) dhe në tubat dhe vezoret, duke shkaktuar mbylljen e tubave uterine dhe pamundësi për riprodhimin (sterilitet me origjine tubare).
STS me origjinë parazitare, behët fjalë në veçanti për luesin, një sëmundje e shkaktuar nga njëqelizori spirocheta pallidum. Është sëmundje që ka qenë përhapur gjerësisht në Shqipëri sidomos në vitet e kaluara dhe me punën e madhe të mjekëve u kufizua se tepërmi. Në ditët e sotme, me kalimet e lira jashtë vendit ka rifilluar sërish shfaqja e sëmundjes. Së pari, ajo bëhet e dukshme me shfaqjen e një plage ne organet gjenitale te jashtme, në perineum ose afër anusit. Ne se nuk mjekohet ajo përhapet nëpërmjet gjakut dhe shkakton një eriteme (skuqje) të përhapur gjerësisht në lëkurë. Në stade të përparuara, luesi shkakton edhe çrregullime të psikikes, e quajture paralizë progresive e përgjithshme. Me vendosjen e diagnozës duhet të fillohet sa më parë mjekimi, sidomos me bazë peniciline në doza të përcaktuara dhe mjekime të tjera plotësues. Mjekimi i hershëm është baza e rezultateve të mira.
STS me origjine virusale. Sidomos me rëndësi përcaktohet Papilomavirusi Human (HPV), Patologji e transmetuar në rrugë seksuale dhe që shkakton ndryshime të përgjithshme, por sidomos në organet gjenitale, si në qafën e mitrës, por më të dukshme në sipërfaqen e vulvës (organet gjenitale të jashtme), në perineum dhe në afërsi me anusin. Këto ndryshime njihen si kokrizime të ngritura mbi nivelin e lëkurës (lythet), të cilat kanë prirje të shtohen me shpejtësi. Shkaktohen nga HPV, Papilomavirusi Human, por sidomos nga shtamet me agresive si variantet 6 dhe 11 dhe të tjerë më pak aktive. Trajtimi i zonave kondylomatoze mund të kryhet me preparate me bazë kimike, me diatermi, me azot të lëngët aplikuar lokalisht si edhe me lazer të aplikuar në zonat e dëmtimeve. Karakteri i shtamit zbulohet në laboratorin e biologjisë mulekulare në Institutin e Shëndetit Publik. Infeksioni nga HPV mund të jetë stimulues për ndryshime malinje në nivelin e qafës së mitrës. Duhet aplikuar rregullisht pap-testi në intervalet e kërkuara. Nëse ka ndryshime patologjike plotësohet me ekzaminime të tjera të rekomanduara.
Sëmundja e Imunodeficiences Humane, AIDS ose SIDA. Sida është gjithashtu patologji me origjine virusale, e shkaktuar nga virusi me të njëjtin emërtim. Merret në rrugë seksuale, duke kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura. Transmetohet kryesisht me anë të gjakut, pra nëse ka plagosje sado te vogla në organet gjenitale mundësia e transmetimit është edhe më e madhe. Transmetimi kryhet me shumë mundësi edhe në seksin oral si dhe në kontaktin anal.
Klinika është e shumëllojshme, duke pasur një periudhë prodromale, pa shenja klinike, të cilat theksohen me kalimin e kohës. Sëmundja dëmton rëndë imunitetin e organizmit, duke shkaktuar ulje të theksuar të rezistencës ndaj infeksioneve të çdo natyre, sidomos infeksione në mushkëritë. Në format e rënda, të përparuara, shfaqen hemoragji në disa nivele, të cilat gradualisht rëndohen dhe kërcënojnë jo vetëm shëndetin, por edhe jetën e të sëmurit. Sot diagnoza e AIDS, kryhet rregullisht dha falas në njësitë e përcaktuara në të gjithë vendin. Mjekimi u ngarkohet reparteve të sëmundjeve infektive dhe mjekëve specialistë infeksionistë.
Për parandalimin e këtyre infeksioneve rekomandohen:
Higjenë seksuale me kontrolle të herëpashershme gjinekologjike.
Mosndërrimi i partnereve meshkuj ose femra:
Përdorimi i mjeteve mbrojtëse gjatë aktit seksual, sidomos prezervativit;
Evitimi i mënyrave të ashtuquajtura moderne të seksit, i ashtuquajturi, trekendeshi(!)
Kryerje sa më parë e kulturës së sekrecioneve vaginale ose ekzaminime të gjakut sipas rastit.
Përcaktimi i shtamit për HPV në se ka të dhëna për papilomavirusin.
Aplikimi i Pap-testit një herë në vit, me fillimin e marrëdhënieve seksuale.
Për çdo problem që ju shqetëson në këto drejtime mund të këshilloheni me mjekun gjinekolog.