Patate kundër njollave të zeza në fytyrë
Ekspozimi i vazhdueshëm në diell pa vënë krem kundër diellit mund të shkaktojë shumë efekte negative në lëkurë. Ndër këto efekte negative mund të jetë edhe shfaqja e pikave të zeza.
Fillimisht duhet ta dini se është e nevojshme ta hidratoni lëkurën gjithë kohën, e veçanërisht nëse jeni të ekspozuar në diell. Gjithashtu duhet të vendosni edhe krem kundër diellit sepse do t’ju mbrojë nga rrezet e dëmshme.
Por kjo recetë me përbërësin kryesor pataten do t’ju vijë në ndihmë në këtë rast.
Për aplikimin e saj ju duhet vetëm një produkt organik dhe e keni në shtëpi, patatja.
Kombinimet për lëngun e patates:
Patate me lëng limoni
Fillimisht duhet ta përgatisni lëngun e patates dhe pastaj ta përzieni me lëngun e një gjysme limoni. Përzieni të gjithë përbërësit dhe do ta fitoni lëngun të cilin duhet ta aplikoni në fytyrë dhe ta lini ashtu për 15 minuta.
Pastaj e pastroni fytyrën me ujë të vakët.
Patate dhe qepë
Për përgatitjen e kësaj maske duhet ta përzieni lëngun e një patateje me gjysmë qepe. Produktin e fituar e aplikoni në zonën e prekur dhe e lini për 10 minuta para se ta pastroni me ujë.
Patate dhe karota
Për këtë maskë duhet lëngu i një patates dhe një karotë. Aplikojeni produktin në zonën e prekur dhe lëreni ashtu për 25 minuta para se ta pastroni me ujë të ftohët.