Pediatri: Në dy vitet e para fëmija nuk duhet të shohë as TV
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur varësinë nga videolojërat, një sëmundje mendore. Sipas OBSH-së, personat e varur nga këto lojëra janë të prirur të lënë pas dore gjithçka tjetër duke shpërdoruar një kohë të gjatë të ditës së tyre e duke humbur vetëkontrollin.
Por, përpos këtyre shqetësimeve të OBSH, një alarm tjetër ngrihet për problemet që sjell për fëmijët angazhimi në videolojëra, siç është dëmtimi gjuhësor.
Lira Gjika: Është një alarm. Dy vitet e para fëmijët nuk duhet të jenë në kontakt me fëmijët, sepse vret zhvillimin e gjuhës tek fëmijët. Nuk duhet të përdorin as tv dhe as këto aparate sepse harrojnë ato që kanë mësuar në shkollë.
Mjekja pediatre Lira Gjika thotë se dy vitet e para të jetës fëmijët nuk duhet as të shohin televizor, pasi dëmi është shumë i madh.
Lira Gjika: Fëmijët që e mësonin të folurën nëpërmjet tv, mësonin 8 fjalë më pak se nëpërmjet të rriturit.
Ndonëse u përcaktua si patologji, “çrregullimi nga lojërat kompjuterike” është një problematikë që trajtohet prej vitesh në vendet aziatike, që janë përdoruesit më të mëdhenj të tyre. Në Korenë e Jugut, ndalohet me ligj përdorimi i videolojërave nga mesnata në orën 6 të mëngjesit, ndërsa në Kinë e Japoni, minorenët lajmërohen përmes njoftimeve të rrinë larg tastierës dhe komandave të kompjuterit.