“Pegan”, dieta e vitit 2019
Dieta “Pegan”, do të jetë dieta më trend e vitit 2019 sipas parashkimeve që kanë bërë dietologët dhe nutricistët në botë. Ajo nuk është tipikisht një dietë vegane. Baza më e madhe është me perime por përfshihen dhe llojet e ushqimeve që supozohet të jenë ngrënë nga njerëzit gjatë periudhës së Paleolitit mishi, peshku dhe frutat. Në këtë dietë përjashtohen produktet e qumështit, drithërat dhe ushqimet e përpunuara.
Rekomandimet e publikuara nga ekspertët e shëndetit thonë se ka pasur një interes në rritje të personave të interesuar për të ndjekur rregullisht dietën. Edhe në këtë rast pikëpyetjet ngrihen nëse kjo dietë është një trend apo me vlerë për të shmangur problemet shëndetësore?
Për studiuesit e dietave ushqimore, menuja është e pasur. Ajo përmban shumë fruta dhe perime, 75% të konsumit të përditshme dhe yndyrnat merren përgjithësisht përmes arrave dhe farave. Ata që mbështesin këtë dietë thonë se lejohet përdorimi i mishit nga kafshët që janë ushqyer me bar në mënyrë të shëndetshme.