Për një zemër të shëndetshme duhet të ndiqni këtë regjim ushqimor

Sëmundjet kardiovaskulare nuk mund t’i shfaqen një personi krejt rastësisht në një moment të caktuar, por zhvillohen ndër vite, deri sa arrin në atë fazë kur mund të quhet i diagnostikuar me një sëmundje zemre. Shkaqet janë të shumta, dhe nëse ato natyroret nuk varen nga ne, më e pakta që mund të bëjmë është të ndjekim një regjim të mirë ushqimor.

Një regjim i saktë ushqimor ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës, ndaj përfshini ushqimet e mëposhtme në dietën ditore dhe zemra juaj do t’ju falënderojë. Drithërat për mëngjes janë një zgjedhje e shëndetshme për ta filluar ditën tuaj.

Dietologët i rekomandojmë këto të fundit sepse janë të pasura me fibra, të cilat ulin nivelin e LDL-së, kolesterolit të keq. Vaji i ullirit është i pasur me polifonele dhe yndyra njëfish të ngopura që ulin nivelin e kolesterolit në gjak. Vaji i ullirit ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe zvogëlon nivelin e kolesterinës.

Spinaqi është i pasur me fibra dhe kalium, dhe është i njohur për uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Përmban vitaminë A dhe antioksiduesit luteinë dhe zeaksantin, që janë të shëndetshme për zemër. Fasulet e zeza janë të pasura me vlera të shëndetshme për zemër: folate, antioksidues, magnez dhe fibra Vera e kuqe dhe resveratoli i rrushit. Nëse pini alkool, pak verë të kuqe është zgjidhje e shëndetshme për zemër.

Arrat- Një grusht i vogël arrash në ditë mund të ulë kolesterolin dhe të zvogëlojë inflamacionin e arterieve të zemrës. Arrat janë të pasura me Omega 3, yndyra njëfish të ngopura dhe fibra. Bajamet shkojnë mirë me perime, peshk, mish pule, madje edhe me ëmbëlsira. Vetëm një grusht në ditë e bën dukshëm ushqimin tuaj të shëndetshëm për zemër.

Karrotat- Studimet e fundit tregojnë se këto perime janë ushqim që e luftojnë kolesterolin, falë sasisë së madhe të fibrave të tretshme-si ato që gjenden te drithërat.

SHKARKO APP