Për të ngrënë mish pule, s’do të keni më nevojë për ta therur atë!
Ekziston një krizë e madhe rreth oreksit në rritje të botës për mish. A mund të mbajë një pulë në një oborr ferme në San Francisko çelësin për zgjidhjen e problemit?
Në vitin 1931, Winston Churchill parashikoi se raca njerëzore një ditë do t’i “shpëtonte absurditetit të rritjes së një pule të tërë për të ngrënë gjoksin ose krahun, duke i rritur këto pjesë veç e veç”.
Tetëdhjetë e shtatë vjet më vonë, kjo ditë ka ardhur, teksa një kompani ushqimore në San Francisko, ku krijuar pjesë pulash të rritura nga qelizat e një pende të vetme.
Pula e vërtetë nga e cila u mor penda, ishte ende gjallë në fermë, jo shumë larg laboratorit.
Ky mish nuk duhet të ngatërrohet me burgersat vegjetarianë me bazë bimore dhe produkte të tjera zëvendësuese të mishit, të cilat po fitojnë popullaritet në supermarkete.
Jo, mishi aktual i rritur nga qelizat e kafshëve, përshkruhet në mënyra të ndryshme si mish i kultivuarm sintetik, in vitro, laboratorik, madje edhe “i pastër”.
Duhen rreth dy ditë për të prodhuar një pjesë pule në një laborator të vogël, duke përdorur një proteinë që inkurajon shumëfishimin e qelizave dhe për pasojë rritjen e mishit.
Rezultati nuk është ende në dispozicion komercial në tokë, por shefi ekzekutiv i “Justit”, Josh Tetrick thotë se do të jetë në meny në një grusht restorantesh deri në fund të këtij viti.
“Ju thjesht nuk keni nevojë për të vrarë kafshën“, thotë Tetrick.
“Na u dha një shije e rrallë dhe rezultatet ishin mbresëlënëse. Lëkura ishte e freskët dhe mishi i këndshëm edhe pse cilësia e brendshme ishte paksa më e butë”, thonë nga McDonalds ose KFC, citon BBC.
Tetrick dhe sipërmarrësit e tjerë që punojnë me mish qelizorë thonë se duan të ndalojnë therjen e kafshëve dhe të mbrojnë mjedisin nga degradimi për shkak të fermave industriale.
Ata thonë se po zgjidh problemin se si të ushqejnë një tokë të mbushur me njerëz pa e shkatërruar planetin, duke theksuar se mishi i tyre nuk është i modifikuar gjenetikisht dhe nuk kërkon antibiotikë të rritet.