Për të pasur buzëqeshjen perfekte kini parasysh këto 3 këshilla
Buzëqeshja është arma kryesore e joshjes, jo më kot dhëmbët e bardhë janë shumë të rëndësishëm. Më poshtë ju listojmë 3 këshilla që duhet t’i keni parasysh për t’u kujdesur për buzëqeshjen tuaj.
Soda e bukës
Një mrekulli e vërtetë, soda e bukës shërben ndër të tjera edhe për zbardhjen e dhëmbëve. Ajo përdoret në vend të pastës së dhëmbëve. Kini kujdes: mos i përdorni të dyja sepse veprimi gërryes do të jetë i fortë.
Ushqimet e rekomanduara dhe ato të papërshtatshme
Për të shmangur depozitimin në dhëmbë, janë të këshillueshme disa ushqime si p.sh: molla, karota ose selino. Duhet theksuar se limoni është gjithashtu i dobishëm për të zbardhur dhëmbët e verdhë. Lani dy herë në javë dhëmbët me disa pika lëng limoni të shtrydhur.
Ndërsa ushqimet që duhen shmangur janë: kafeja, vera e kuqe ose frutat e kuqe të cilat mund të zbehin bardhësinë e dhëmbëve. Kjo nuk është arsye për të mos i konsumuar këto produkte, mjafton të lani dhëmbët mbas konsumit të tyre.
Takim me dentistin
Në se njollat në dhëmbët tuaja janë të forta atëherë zgjidhja është vajtja tek dentisti.