Përbërësi natyral që na bën të flemë 8 orë

Është një nektar shumë i përdorur në kuzhinë, i pasur me cilësi terapeutike dhe shumë përfitime për shëndetin tonë. Mjalti duhet të jetë pjesë e pandashme e dietës sonë të përditshme.

Më poshtë po rendisim 8 cilësi të mjaltit që mund të përmirësojnë shëndetin dhe humorin tuaj:

ENERGJI: Një studim amerikan dëshmon se, në ndryshim me karbohidratet e tjera, mjalti nuk shkakton rënie të sheqerit në gjak. Për më tepër, mund të përmirësojë fuqinë dhe shpejtësinë tek ata që merren me sport. Mjalti është një ushqim i dobishëm për ata që praktikojnë aktivitetin fizik.

YNDYRNAT: Të marrësh një lugë mjaltë para se të shkosh të flesh, mund të ndihmojë në djegien e yndyrnave të trupit, duke qenë se është i aftë të nxisë metabolizmin dhe të ulë hormonet e stresit.

PLAGËT DHE TË PRERAT E LËKURËS: Mjalti ka cilësi antibiotike shumë të mrekullueshme. Nëse aplikohet në vendin ku jeni lënduar, mund të shpejtojë shërimin e plagës.

KOLLA: 2 lugë mjaltë 30 minuta para se të shkoni të flini, mund të lehtësojë kollën e natës, duke bërë të flini më mirë.

TË VJELLAT: Nëse përzihet me limonin, mjalti është një kurë shumë e mirë kundër të vjellave. Këshillohet veçanërisht për gratë shtatzëna.

ZBOKTHI: Cilësitë antibakteriale dhe antifungiale të mjaltit, e bëjnë një kurë të shkëlqyer kundër zbokthit dhe lëkurës së acaruar. Aplikoni në kokë mjaltë të tretur në ujë të vakët, duke e shoqëruar me masazhe dhe duke e lënë për 3o minuta.

PAGJUMËSIA:  Nëse përzieni mjaltin me kripën e Himalajeve, mund të keni një  gjumë të thellë. Një kurë e tillë, ul nivelin e kortizolit, hormonit të stresit, duke bërë që të flini më lehtë.

Përzjeni 5 lugë kafeje me mjaltë dhe një lugë kafeje me kripë Himalajesh dhe ruajeni në një kavanoz qelqi. Para se të shkoni për të fjetur, konsumoni një lugë kafeje nga kjo përzierje dhe mbajeni nën gjuhë.

SHKARKO APP