Përcaktoni jetëgjatësinë tuaj në bazë të këtyre parametrave

Jetëgjatësia varet nga masat e trupit, gjatësia, pesha, dhe nga aktiviteti fizik që bëni – thotë një nga studimet e fundit të bëra nga një grup hulumtuesish në Britaninë e Madhe.

Sipas një studimi të publikuar të hënën në Revistën për Shëndetin Publik , është pare se këta parametra ndikojnë sidomos në jetëgjatësinë e femrave. Studiuesit panë se gratë të cilat kishin jetuar deri në moshën 90 –vjeçare ishin më të gjata dhe kishin një peshë relativisht të lehtë gjatë moshës 20 vjeçare në krahasim me femrat të cilat peshonin më shumë dhe ishin më të shkurtra.

Çfarë është interesante të cekët është se kjo lidhshmëri e përmasave të trupit dhe jetëgjatësisë nuk është vërejtur tek meshkujt. Ky studim u bë vetëm me anë të metodës observuese andaj nuk mund të kuptohen saktësisht mekanizmat të cilët kanë patur këtë ndikim. Në këto studime është vërejtur që organizmi i meshkujve dhe femrave I përgjigjet në mënyra të ndryshme peshës dhe gjatësisë.

Në studimin e bërë së fundmi, hulumtuesit morën në pyetje 7.000 meshkujt dhe femra të moshës 55 deri 69 vjeç rreth informacioneve të peshës të cilën e kanë tani dhe kur kanë qenë në moshën 20- vjeçare. Pjesëmarrësit në këtë hulumtim gjithashtu u pyetën rreth aktivitetit fizik të cilin ata e ushtrojnë qoftë ecja, vrapimi, palestra apo thjesht shëtitja e një kafshe. Këta persona pastaj u ndanë në ata të cilët ushtrojnë 30 minuta, 60 minuta dhe 90 minuta.

Ky grup i njerëzve u monitoruan deri sa vdiqën apo deri sa e arritën moshën 90 vjeçare. Nga 7807 persona, prej tyre 433 meshkujt dhe 994 femra e arritën përafërsisht moshën 90 vjeçare. Femrat të cilat ishin më të gjata dhe peshonin më pak kur kishin qenë 20 vjeç kishin më shumë tendencë të jetonin më gjatë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Në këtë hulumtim u vërejt se këta parametra si pesha dhe gjatësia nuk kishin asnjë ndikim tek meshkujt. I vetmi parametër I cili kishte ndikuar në jetëgjatësinë e meshkujve ishte aktiviteti fizik.

Tani është shumë e qartë që mbipesha, obeziteti dhe stili i papërshtatshëm i jetës janë faktorët më me ndikim për shëndetin dhe jetëgjatësinë e njeriut.

SHKARKO APP