Përdorni hudhrën e kuqe kundër sëmundjeve tumorale
Hudhra e kuqe vlerësohet shumë për vlerat e larta shëndetësore që ka dhe është një varietet i veçantë, që fatmirësisht gjendet në zona të ndryshme të Shqipërisë, por në botë ajo mbetet e rrallë.
Ndonëse nuk haset shpesh në tregjet e mëdha, hudhrat e kuqe gjenden lehtë në tregjet e fshatarëve dhe kanë të njëjtin çmim si ato të bardha. Kjo hudhër quhet e kuqe për shkak të ngjyrës së lëkurës së saj ndonëse thelpinjtë e saj janë të bardhë.
Për nga pikëpamja e vlerave ushqimore, hudhra e kuqe ka të njëjtat vlera ashtu si edhe e bardha, por në krahasim me këtë të fundit ka disa veti të tjera më të veçanta shëndetësore. Hudhra e kuqe vlerësohet për përmbajtjen e saj natyrale të organosulfurit, një substancë me shumë përfitime për shëndetin e organizmit.
Këto substance vlerësohen se mbrojnë organizmin nga sëmundjet tumoriale. Hudhra e kuq vlerësohet, gjithashtu, për vetitë e forta anti inflamatore duke luftuar shumë sëmundje kronike, tumore, obezitetin, sëmundjet e zemrës ashtu si edhe diabetin. Gjithashtu, ajo ka fuqi kundër infeksioneve, virozave dhe baktereve duke vepruar si një antibiotic i vërtet natyral në organizëm.
Hudhra e kuqe është një burim i mirë vitaminash dhe mineralesh ndërsa vlerësohet për vetitë e saj antioksidante. Hudhra e kuqe veçon për shijen e saj të fortë, të thellë dhe pak pikante. Ajo përdoret në receta të shefave prestigjioze të kuzhinës në përgatitjen e salcave të ndryshme.