Përfitimet nga farat e Chia-s
I njihni të gjitha përfitimet e farave të chia-s? Janë një burim i pasur fibrash, antioksidantësh, kalciumi, zinku dhe fosfori. Sipas American Society for Nutrition, këto fara janë të rëndësishme për organizmin.
Si mund të përfitoni prej tyre?
Farat e chia-s përshpejtojnë metabolizmin dhe djegin yndyrnat. Ju mjafton një lugë kafeje me fara chia, një gotë ujë i ngrohtë dhe lëng limoni. Ujin ndaheni në dy gota, në njërën prej tyre hidhni farat e chia-s dhe lëreni për 40 minuta, do e shihni që do fitojë densitet. Hidhni më pas lëngun e limonit, përzjejeni mirë dhe shtoni dhe pjesën tjetër të ujit duke e përzjerë. Konsumojeni në mëngjes esëll.
Si mund ti konsumoni ndryshe?
Përveç marjes në këtë mënyrë të farave, mund ti konsumoni në ccdo moment të ditës duke ua shtuar pjatave tuaja të nevojshme. Mund ti kombinoni me kos, qumësht, sallatë, drithëra dhe ëmbëlsira. E rëndësishme të theksohet është që sasia e tyre nuk duhet të jetë e tepërt. Dosa e rekomanduar është maksimumi 2 lugë në ditë. Kjo pasi do tju shkaktonte shqetësime gastrointestinale, ccekuilibrim të nivelit të sheqerit në gjak.