Përfitimet që merren nga limoni i ngrirë

Limonët e ngrirë përmirësojnë shëndetin tuaj dhe mund të trajtojnë edhe sëmundje si janë diabeti ose obeziteti. Ajo që shumë njerëz nuk e dinë është se përqendrimi më i lartë i lëndëve ushqyese është brenda lëvozhgës së limonëve. Limonët janë të pasur me një shumëllojshmëri ushqyesish si vitamina A, B6, C dhe E, si dhe hekuri, zinku, kaliumi, fibra e proteina.

Përveç këtyre ushqyesve, ato gjithashtu përmbajnë flavonoide dhe limonoide të cilat mund të forcojnë qelizat tuaja, të luftojnë radikalet e lira në trup dhe të parandalojnë sëmundje të caktuara. Sipas studimeve, mineralet ushqyese mund të luftojnë tumoret e ndryshme, të parandalojnë zhvillimin e diabetit, të rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe presionin e gjakut.

Acidi citrik në limon mund të luftojë mikrobet të ndryshme, ndërsa shumë njerëz përdorin limon për të zbardhur lëkurën e tyre. Për t’i pasur këto përfitime, duhet të merrni disa limonë dhe t’i lani mirë, më pas t’i thani krejtësisht, përpara se t’i fusni në frigorifer. Kur të jenë ngrirë plotësisht, ju duhet t’i ndani ato në copa e më pas t’i konsumoni.

SHKARKO APP