Përfitimet shëndetësore që marrim nga qiqrat

Qiqrat janë të pasura me substanca ushqyese, minerale dhe vitamina B. Këto substanca janë të çmuara dhe ndihmojnë trupin tonë të funksionojë më mirë. Falë tyre, ky drith lufton depresionin, diabetin dhe kontribuon në humbje peshe totalisht të shëndetshme.

Benefitet kryesore:

Reduktim i kolesterolit të keq

Acidet yndyrore omega 3 dhe omega 6 të pranishme në këto bishtaja janë arsyeja pse kontribojnë në reduktimin e kolesterolit të keq. Kjo sjell një reduktim të nivelit të yndyrave në gjak, duke minimizuar dhe riskun e të zhvilluarit sëmundje kardiovaskulare si infarkti e iktusi.

Funksion i mirë i zemrës

Përveç atyre që përmendëm më sipër, një funksion i mirë kardiak sigurohet dhe nga fakti që fibrat treten në ujë, gjë që redukton absorbimin e sheqernave, yndyrave e kolesterolit nga trupi.

Humbje peshe

Kjo bishtajë ndihmon zorrët të funksionojnë më mirë. Gjithashtu, garanton ndjesinë e ngopjes, gjë që ndihmon dhe në rregullimin e oreksit dhe si pasojë humbjen e peshës.

Burim proteinash

Qiqrat janë një ushqim i preferuar për ata që dëshirojnë ta përfshijnë mishin në dietën e tyre. Së bashku me orizin për shembull, ato garantojnë një konsum proteinash të një cilësie të lartë.

Shëndeti i fetusit

Fetusi në zhvillim do të jetë më i mbrojtur falë sasive të mëdha të acidit folik që përmban kjo perime.

Diabeti

Glokoza rritet duke reduktuar gliceminë gjatë procesit të tretjes. Karbohidratet absorbohen lehtësisht, gjë që kontribuon në favor të kësaj situate.

Zëvendësim hormonal

Hormonet bimore ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit e zorrës së trashë dhe osteoporozës.

SHKARKO APP