Përshpejtoni metabolizmin për t’u dobësuar më lehtë

Dëgjojmë shpesh të thuhet se duhet përshpejtuar metabolizmi, por çfarë është saktësisht Metabolizmi është një bashkësi procesesh fiziologjike dhe kimike që ndodhin në organizëm, i lidhur ngushtë me shpërndarjen e energjisë dhe funksionet e tjera, si tretja, frymëmarrja, temperatura dhe qarkullimi i gjakut.

Le të kuptojmë pse përshpejtimi i metabolizmit na ndihmon të dobësohemi më lehtë dhe të shohim disa zakone të thjeshta dhe natyrale.

Metabolizmi bazë është funksioni që rregullon shpërndarjen e energjisë në trupin tonë. Kur nuk funksionon në mënyrën e duhur, na shëndosh ose dobëson, pavarësisht ushqimeve që konsumojmë.

Kjo shpjegon dhe faktin që disa persona kanë tendencë të shëndoshen dhe kur janë në dietë, ndërsa të tjerë qëndrojnë të dobët edhe pse hanë çfarë dëshirojnë. Lajm i mirë është që mund të riekuilibrohet metabolizmi në mënyrë natyrale, pa tejkaluar funksionet e tjera të trupit.

Si të përshpejtoni metabolizmin?

Pini ujë

Kjo sjellje e thjeshtë që të gjithë mjekët e rekomandojnë dhe që ndoshta dikë e lodh për ta ndjekur, është një mënyrë e mirë për të përshpejtuar metabolizmin. Pini gllënjka të vogla gjatë gjithë ditës, që kur zgjohemi esëll në mëngjes me stomakun bosh, deri para se të flini, duke i dhënë mundësi trupit të mbajë një metabolizëm të qëndrueshëm. Për më tepër uji na ndihmon të heqim toksinat dhe të parandalojmë dehidratimin.

Luftoni jetën sedentare

Armiku më i madh i metabolizmit tonë është jeta sedentare, që detyron trupin të jetë në një inaktivitet të vazhdueshëm. Punët në tavolinë, dhe orët e kaluara para televizorit apo kompjuterit vetëm e rëndojnë situatën. Përpiquni të lëvizni nga karrigia çdo 30-40 minuta, të paktën për disa minuta për të bërë streçing apo çdo lëvizje tjetër. Dy minuta mund tu duken të pashpërfillshme, por e përsëritur ndikon pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm. Në fund, mos harroni të bëni aktivitet fizik, dy apo tre herë në javë.

Hani më shpesh në gjatë ditës

Shumë dietologë këshillojnë të hani në racione të vogla, më shumë herë gjatë ditës. Nuk është e thënë që kjo këshillë vlen për të gjithë, por për personat që kanë një metabolizëm të ngadaltë. Hani pesë vakte në ditë, me ushqime me vlera dhe që të ngopin, por pa e ndjerë stomakun të rënduar. Këto vakte bashkë me ujin që pini me stomakun bosh, do e mbajnë metabolizmin të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës.

Shije me erëza
Erëzat aktivizojnë metabolizmin në mënyrë natyrale, përveçse kanë mjaft veti të tjera. Për të përshpejtuar metabolizmin këshillohen të konsumohen përditë, speci djegës, xhinxheri dhe kanella.

SHKARKO APP