Personazhet që vuajnë nga depresioni
Ekziston një paragjykim sikur nga depresioni preken vetëm njerëzit e thjeshtë dhe jo ata të suksesshmit. Megjithatë, faktet tregojnë se mund të jesh i pasur, i talentuar, i famshëm dhe atraktiv, por përsëri mund të ndjesh pasiguri në një moment të caktuar të jetës.
Për të ndërgjegjësuar fansat dhe audiencën e tyre mbi rëndësinë e të mos paturit siklet apo vështirësi për të treguar në rast se po kaloni një moment të vështirë psikologjik, artistë të famshëm janë hapur mbi problemet e tyre të depresionit.
Lady Gaga
Një prej artistëve më të famshme që e ka bërë diçka të tillë është Lady Gaga. Madje këngëtarja e pranon se ka vuajtur nga ankthi dhe depresioni çdo ditë të jetës së saj si dhe vijon të ndjejë çdo ditë ndjenja jo fort pozitive. Megjithatë, sipas Gaga, e rëndësishme eshte qe njerezit te tregojne ate qe perjetojne dhe te marrin nje pergjigje te ngrohte nga ata qe i rrethojne.
Dwayne Johnson
Kujt mund t’ia merrte mendja se nga depresioni mund te kishte patur probleme edhe aktori i famshem Dëayne Johnson, ose sic e njohim te gjithe The Rock. Ne nje prononcim per kete ceshtje, ai u shpres se ne momente te veshira do te donte thjehst dike qe ti thoshte, ‘Dwayne mos u merzit, cdo gje do te shkoje mire’. Johnson tha me tej se kishte patur ankth dhe depresion ne fillimet e karrieres se tij mes futbollit dhe botes se argetimit, por tejkalimi i veshtiresive e bere ate nje personazh mjaft te suksesshem dhe nje prej aktoreve me te paguar te Hollywood.
Cara Delevigne
Në fillimet e karrierës nga depresioni ka vuajtur edhe aktorja Cara Delevigne. 23 vjeçarja shprehet se ka abuzuar edhe me substanca narkotike e madje kishte tentuar vetëvrasjen në një moment kur ndodhej në apartamentin e saj në New York. Megjithatë, ajo shton se një këngë e luajtur në radio në ato momente e bëri të kuptonte se donte më shumë jetën se sa vdekjen.
Demi Lovato
Ndërkaq edhe Demi Lovato ka pranuar se ka patur vështirësi ne aspektin psikologjik ne momentin qe zbuloi se vuante nga bipolariteti. Ky komplikacion sjell luhatje te theksuara te humorit dhe mund te interferoje ne aktivitetet e perditshme.
Selena Gomez
Sigurisht që kësaj liste nuk do i mungonte edhe Selena Gomez, e cila e ka pranuar shpeshherë vetë që ka vujtur nga depresioni, madje ajo është drejtuar edhe nëpër qendra rehabilitime me psikologë duke marr mjekime pasi nuk mund ta kontrollonte dot. Gjendja e saj psikologjike është rënduar më shumë sidomos pas ndarjes me Justin Bieber.