Përzierja e alkoolit me pije energjike, ja çfarë ju ndodh…
Shumica e njerëzve sot e përziejnë alkoolin me pije energjike, dhe kjo po i nxit të bëjnë seks të rrezikshëm.
Studentët, të cilët janë në universitet dhe e përziejnë alkoolin me pije energjike janë më të prirur të bëjnë seks të rastësishëm, sipas një hulumtimi nga Universiteti i Buffalos.
“Përzierja e pijeve energjike me alkool mund të çojë në konsumim të tepërt të alkoolit, pasi kafeina e bën më të vështirë ta kuptoni se sa të dehur jeni”, thotë autorja e këtij studimi, Kathleen Miller.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se rreziqet e përzierjes së alkoolit me pije energjike ndikojnë në përleshjet me të tjerët.
Por, hulumtimet e fundit, nuk thonë se përzierja e pijeve energjike me alkool e ‘detyron’ dikë të bëjë seks të rastësishëm, por të paktën i rrit shanset për ta bërë atë.
Seksi i rastësishëm dhe në gjendje të dehur ka pasoja të rrezikshme, duke përfshirë shtatzënitë e padëshiruara dhe transmetimin e sëmundjeve seksuale!