Përzierja natyrale që rrit flokun më shpejt, provojeni
Për të pasur flokë të gjatë në një kohë më të shkurtër se zakonisht, ju sugjerojmë që të përdorni një përzierje të thjeshtë produktesh.
Përbërësi bazë është tharmi i bukës! Aplikohet 2 herë në javë. Për shërimin e flokut të dëmtuar dhe për t’i shijuar rezultatet maksimale.
Duhet ta aplikoni së paku për dy muaj rresht, pra dy herë në javë për dy muaj.
Maska u përshtatet të gjitha llojeve të flokut, dhe është e pazëvendësueshme në luftën kundër humbjes së flokut dhe për rritje të shpejtë.
Përbërësit:
– 1 lugë qumësht të ngrohtë;
– 1 lugë mjaltë;
– 20 gram tharmë të bukës.
Përgatitja:
Në qumësht të ngrohtë tretni mjaltin ose sheqerin, i shtoni 20 gr tharmë të freskët të bukës, dhe e lini të fermentohet në vend të ngrohtë, 15-20 minuta.
Masën e fituar e aplikoni në flokun e pastër, të lagur, e mbuloni me qese najloni dhe peshqir.
E lini 1-2 orë, më pas flokun e shpëlani me ujë të ngrohtë. Kjo maskë e furnizon flokun me vitamina, proteina dhe mineralet e nevojshme për rritje.