Pesë fakte që duhet t’i dini rreth kolesterolit, çfarë e shton rrezikun

Fjalën kolesterol nuk duhet ta lidhim patjetër me fjalën sëmundje. Në nivele normale, kolesteroli luan rol jetik për shumë funksione fiziologjike si: prodhimi i hormoneve, i vitaminës D, formimi i membranave të qelizave etj. Por, fatkeqësisht, një pjesë e mirë e njerëzve e kanë kolesterolin mbi nivelin e nevojshëm, shkruan “shëndeti”. Për më tepër, ky fenomen po vërehet edhe në brezat e rinj, diçka e pazakontë më parë.

Kolesteroli gjendet vetëm tek produktet shtazore
Kolesteroli vjen nga dy burime: nga prodhimi i vetë organizmit dhe nga ushqimet. Kolesteroli dietik është ai i gjendur tek ushqimet, ku vetëm produktet shtazore e përmbajnë atë. Prandaj, kur konsumoni një ushqim me bazë shtazore (vezë, bulmet, mish, produkte deti), po merrni kolesterolin e prodhuar nga trupi i një kafshe. Ushqimet me bazë bimore nuk përmbajnë fare kolesterol, prandaj nëse lexoni tek etiketa e gjalpit të kikirikut “pa kolesterol”, duhet ta dini që nuk e kanë hequr kolesterolin – thjesht nuk ka pasur që në fillim.

Kolesteroli është i rëndësishëm për shëndetin
Edhe nëse nuk konsumoni fare produkte shtazore, do të keni kolesterol në trup. Kjo sepse mëlçia prodhon kolesterol, i cili është i nevojshëm për një sërë funksionesh kyçe, si prodhimi i hormoneve, vitaminës D dhe substancave që tresin ushqimin. Ndërkohë që ai është jetik, nuk konsiderohet si një lëndë ushqyese e rëndësishme, domethënë që duhet ta siguroni patjetër nga ushqimet, ashtu si vitamina C apo kaliumi. Kjo sepse trupi e prodhon vetë të gjithë kolesterolin e nevojshëm.

Ka kolesterol të “mirë” dhe të “keq” në gjak
Këto dy lloje të kolesterolit në gjak për të cilat keni dëgjuar më shumë janë HDL (kolesteroli i mirë) dhe LDL (kolesteroli i keq). HDL dhe LDL në fakt janë transportuesit e kolesterolit të quajtur lipoproteina. HDL është i mirë sepse e transporton kolesterolin nga arteriet tek mëlçia, organi që e përpunon dhe e largon nga trupi. LDL – lloji i keq – ka efekt të kundërt. Nivelet larta të LDL-së mund të çojnë në bllokim të arterieve dhe formim të inflamacionit, duke rritur kështu rrezikun për atak në zemër dhe goditje në tru.

Kolesteroli i përftuar nga ushqimet nuk ndikon edhe aq shumë tek kolesteroli në gjak
Ushqimet e pasura në kolesterol si vezët, karkalecat dhe aragosta nuk janë më të ndaluara. Studimet kanë treguar se ushqimet që ne konsumojmë kanë një ndikim minimal në kolesterolin në gjak. Rekomandimet për marrjen e kolesterolit në një ditë, gjithsesi mbeten 300mg për persona të shëndetshëm dhe 200mg për persona që janë në rrezikshmëri më të larte. 1 vezë,k për shembull, përmban rreth 185mg, 1 lugë gjelle gjalpë përmban 30 mg, 85 gramë karkaleca përmbajnë 130 mg, 56 gramë mish viçi 85% pa dhjamë ka rreth 60 mg etj.

Kolesteroli familjar
Disa persona trashëgojnë gjene te cilat nxisin prodhimin e brendshëm me tepri. Për disa të tjerë dieta është shkaku kryesor. Yndyrat e ngopura dhe kolesteroli gjenden te prodhimet shtazore si mishi, vezët dhe bulmeti.

Në shume raste, kolesteroli i lartë vjen si kombinim i të dy faktorëve.

Çfarë e shton rrezikun
Trashëgimia
Dieta
Mbipesha
Moshimi
Kolesteroli dhe gjinia

SHKARKO APP