Pesticidet shkaktojnë kancer, 450 raste të reja çdo vit në Shqipëri

Pesticidet që u hidhen produkteve bujqësore por dhe kimikatet që janë në përbërje të objekteve të ndryshme janë shkak i rritjes së numrit të personave të prekur me kancer në Shqipëri.  Në Kongresin e 13 të sëmundjeve të gjakut është theksuar se në Shqipëri regjistrohen 450 raste çdo vit, duke mos bërë më dallim nga shtetet që e kanë ndezur sinjalin e alarmit.

Pesticidet dhe produktet kimike janë ndër shkaktarët kryesorë të kancerit të gjakut.

Në Shqipëri regjistrohen rreth 450 raste në vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë Kongresit të 13 të sëmundjeve të hematologjisë, kreu i Shoqatës se Mjekëve Arben Ivanaj kërkoi kërkoi më shumë kujdes për në përzgjedhjen e mallrave të konsumit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arben Ivanaj: Janë të gjithë agresivët e ambientit, si produktet kimike pa përjashtim. Qoftë parfumeria, pesticidet, qoftë medikamentet janë një agresion ndaj organizmit.

Shqipëria tashmë është përfshirë në hartën e vendeve ku është ndezur sinjali i kuq.

Arben Ivanaj: Shtimi i faktorëve agresivë ndaj shëndetit tonë në jetën e përditshme dhe rritja e sensibilitetit dhe regjistrimit të këtyre sëmundjeve ka bërë që të kemi një shtim relativ të këtyre të sëmurëve dhe në Shqipëri ashtu siç konstatohet në vendet e tjera të Europës.

Mjeku tregoi se kujdesi ndaj kësaj sëmundje duhet të jete tepër i veçantë.

Arben Ivanaj: Cilësia e jetës dhe të jetuarit shëndetshëm është shumë e rëndësishme. Të ruhemi nga gjërat abuzive të tepërta dhe të merremi me sport.

Kanceri i gjakut prek të gjitha grupmoshat, duke mos kursyer as të rinjtë, të cilët janë po aq në risk sa të moshuarit apo duhanpirësit.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?