Pijet që shuajnë etjen dhe ruajnë linjat e trupit gjatë ditëve të nxehta
Sigurisht që me të nxehtin duhet të pish më shumë lëngje. Ekuacioni është matematikë dhe duhet respektuar në mënyrë rigoroze. Por jo të gjitha pijet janë njësoj. Për etjen e verës duhet të zgjedhësh.
Uji është përbërësi kryesor që është gjithmonë i nevojshëm për trupin tonë, por dhe që përmban pak kalori. Përpiquni që çajin apo lëngjet e frutave ti përgatisni vetë në shtëpi, pasi ata industriale janë shumë të ëmbëlsuar.
Ja disa nga pijet që ju shuajnë etjen dhe ju mbajnë trupin në formë:
1- Uji është gjithmonë zgjedhja më e mirë e të gjitha stinëve, ka më pak kalori dhe shuan etjen. Mund të jetë natyrale, ose lehtësisht i gazuar, sipas shijeve tona. Për më tepër ndihmon dhe të dobësoheni.
2- Çaj i ftohtë- Përgatiteni në shtëpi për të shmangur sheqerin e tepërt. Mjafton të zieni bustinat në ujë, lëreni të ftohet dhe mos i shtoni sheqer. Ruajeni në frigorifer.
3-Lëngjet e frutave- Njësoj si për çajin, përgatitini në shtëpi pijet me fruta pasi ato industriale janë shumë të ëmbëlsuara. Qofshin smoothie, apo lëngje të shtrydhura apo ekstrakte frutash.
/ATA/