Pirja e duhanit dëmton sytë dhe mushkëritë

Çdokush që pi duhan e di shumë mirë që më vonë do të kenë probleme të ndryshme me shëndetin. Prombleme me zemrën, mushkëritë, me lëkurën, por nëse nuk keni dëgjuar se duahni ju shkakton probleme edhe tek sytë do bëni shumë mirë ta lexoni deri në fund këtë artikull të BBC.

Miliona njerëz në Britaninë e madhe vazhdojnë ta rrezikojnë shëndetin e syve të tyre, pavarësisht se e dinë shumë mirë këtë gjë. Pavarësisht informacionit një në pesë persona e pranojnë se pirja e duhanit mund të çojë në verbëri, tregon një sondazh për Shoqatën e Optometristëve (AOP). Duhanpirësit kanë dy herë më shumë gjasa të humbin shikimin e tyre krahasuar me personat që nuk konsumojnë duahan.

Kjo ndodh sepse tymi i duhanit mund të shkaktojë dhe të përkeqësojë sytë. Si i dëmton tymi i duhanit sytë?

Tymi i duhanit përmban kimikate toksike që mund të irritojnë dhe dëmtojnë sytë. Duke nisur nga dëmtimi i enëve të gjakut, frymëmarrja e deri tek sytë duhani është një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në dëmtimin e trupit të njeriut. Askush nuk e beson faktin që duhani arrin të dëmtojë sytë, sepse kjo ndodh në një kohë të papritur, pikërisht në momentin kur furnizimi i syrit me gjak bllokohet.

Nga rezultatet e një sondazhi me 2,006 njerëz të rritur, 18% e tyre kanë thënë se pirja e duhanit e ka rritur rrezikun e verbërisë ose humbjen e shikimit, ndërsa 76% e dinë se pirja e duhanit ishte e lidhur me kancerin. AOP thotë se ndalimi ose shmangia e pirjes së duhanit është një ndër hapat më të mirë që mund të bëni për të mbrojtur vizionin tuaj, së bashku me kontrollet e rregullta të shikimit.

Aishah Fazlanie, Këshilltare Klinike dhe Rregullatore për AOP, tha: “Njerëzit kanë tendencë të dinë për lidhjen midis pirjes së duhanit dhe kancerit, por shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për ndikimin që pirja e duhanit mund të ketë mbi sytë. Pirja e duhanit rrit rrezikun e kushteve kërcënuese për shikimin, prandaj ëshët shuëm e rëndësishme të diën se ndalimi i duahnit është e vetmja mënyrë përë të mbrojtur veten.

Më pak duhanpirës

Në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 7.4 milion njerëz, 17% e burrave dhe 13% e grave janë duhanpirës. Më shumë se gjysma, 61% prej tyre thonë se duan të lënë. Shifrat e Zyrës për Statistikat Kombëtare tregojnë se raporti i duhanpirësve aktualë është zvogëluar, me rënien më të madhe që nga viti 2011 që ndodh midis 18 dhe 24-vjeçarëve. Në 2017, rreth 2.8 milionë njerëz, 5.5% të Britanisë së Madhe, përdorën cigare elektronike, në mënyrë që të mos pinin më duahan.

SHKARKO APP