Plastika është problemi më i madh i asaj që konsumoni

Merrni në konsideratë atë që keni ngrënë sot. Ndoshta pini lëngje nga një shishe plastike dhe kafe nga një gotë plastite. Për mëngjes, mund të kishit fruta me kos. Sallata juaj e drekës mund të jetë paketuar në një enë plastike.

Ka një shans të mirë për atë që keni konsumuar, paketuar, ruajtur, ngrohur ose shërbyer në plastikë. Dhe për fat të keq, ka prova shkencore gjithnjë në rritje që këto enë plasitke dëmtojnë keq shëndetin tonë, që nga dita kur fëmija është në mitrën e nënës.

Shumica e kontejnerëve tanë të ushqimit bëhen duke përdorur plastikën polikarbonate, disa prej të cilave kanë kimikate bioaktive, si bisphenol A (BPA) dhe pthalates.

Këto kimikate të krijuara nga njeriu mund të rrjedhin nga kontejnerët (mbështjelljet plastike, sido që i emërtojmë) në ushqimin dhe pijet tona, veçanërisht kur ato nxehen.

Hulumtimet e publikuara këtë vit zbuluan se më shumë se 90 përqind e ujit të ambalazhuar nga markat kryesore të botës ishte i ndotur me mikroplastikë, duke bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë të hidhte sytë nga uji i pijshëm që mbahet në plastikë.

Shkaku kryesor për të cilin duhet të shqetësohemi është se këto kimikate mund të bëhen njësh me hormonet tona. Në mënyrë të veçantë, këto kimikate mund të imitojnë hormonet si estrogjeni dhe të ndërhyjnë në rrugët e rëndësishme të hormoneve në gjëndrën e tiroideve apo të pengojnë efekte e tostesteronit.

Hormonet janë të domosdoshme për aftësinë e trupit që të ripërtërijë vetveten, ato funksionojnë si lajmëtarë të vegjël, lundrojnë nëpër rrjedhën e gjakut dhe u përçojnë organeve dhe sistemeve sinjale që duhet të reagojnë.
Tani imagjinoni të konsumoni diçka që ka një strukturë të ngjashme me hormonet tuaja dhe mund të veprojë si hormon në trupin tuaj. Mund të ndërhyjë në balancën delikate që trupat tanë duhet të mbajnë. Dhe kjo është ajo që mund të bëjnë edhe dozat e ulëta të kimikateve nga plastike përgjatë viteve.

Por për shkak se ne jemi të ekspozuar ndaj këtyre kimikateve nga shumë burime në të njëjtën kohë, është e ndërlikuar për të matur ndikimin e tyre në shëndet. Megjithatë, ekzistojnë dëshmi bindëse se aftësitë e tyre “çrregulluese në endokrine” kanë një sërë efektesh shqetësuese shëndetësore, nga një rrezik në rritje i obezitetit dhe diabetit deri te problemet në aftësinë riprodhuese.

Tom Neltner, drejtor i politikës së kimikateve në Fondin e Mbrojtjes Mjedisore, tha:

Cilido organ, sistem apo që po zhvillohet në fetus dhe është i ekspozuar ndaj këtyre kimikateve mund të pësojë ndryshime domethënëse në sistemin e tij shëndetësor.”

Kjo është arsyeja pse një grup i madh i pediatërve nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, në korrik, u bëri thirrje familjeve të kufizojnë përdorimin e kontenjerëve plastikë të ushqimit dhe kërkonin mbikëqyrje “urgjente” në mënyrën se si këto substanca janë të rregulluara në SHBA.

Ndikimi i kimikateve në plastikë që zakonisht përdorim për ruajtjen e ushqimit janë studiuar edhe tek kafshët dhe tek njerëzit. Dhe në varësi të llojit të polimerit plastik, efektet e shëndetit ndryshojnë nga jobindëse deri në shqetësuese.

Pra, është e rëndësishme që t’i kushtoni vëmendje të madhe asaj që konsumoni, sa më pak plastikë deri në eleminim total të saj.

SHKARKO APP