Po hante një pjatë të shijshme, kafshohet keqas nga krijesa e detit
Një vajzë kineze ka filmuar veten duke ngrënë gaforre të gjallë në shtëpi. Në momentin që e kapi me shkopinj, specia mblodhi këmbët por një pjesë u kap në buzë duke i shkaktuar dhimbje të mëdha.
Pamjet janë shpërndarë në platformën kineze, Xigua Video në nëntor të 2017. Nuk është e qartë se me cfarë po ushqehet, por ka dyshime se është gaforre ‘e dehur’.
Kjo lloj pjate është e famshme në Kinë, ku speciet spërkaten me alkool derisa dehen dhe më pas hahen. Nuk janë ushqime tradicionale, por mund të gatuhen në disa qytete.
/