Porosisni apo hani shpesh në restorante? Ja si t’i dalloni ushqimet që nuk janë të freskëta

Për shkak të pamundësisë për të gatuar vetë, apo edhe për shkak të kohës na qëllon shpesh ta gjejmë veten duke porositur ushqim në shtëpi apo zyrë.

Nëse jeni frekuentues të rregullt të restoranteve, duhet të keni parasysh disa rregulla të arta për të kuptuar nëse ushqimi që ju servirin është i freskët ose jo.

Restorantet përgatisin salca, lëngje për supa, mishra të marinuar apo mish pule të skuqur për ta përdorur në një ditë apo vakt të mëvonshëm.

E vërteta është se nuk ka përse të jesh një shef kuzhine që të dallosh nëse një ushqim është gatuar në çast apo është i përgatitur shumë më herët.

Kuzhinierët në restorante janë shumë të zotë për ta bërë një pjatë të duket sa më e freskët, megjithatë, nëse jeni të vëmendshëm ndaj këtyre shenjave, do të kuptoni shumë gjëra rreth ushqimit.

Shenjat kur një ushqim është gatuar më herët

Nëse ushqimi përgatitet për vetëm 10 minuta.

Nëse shija e ushqimit është totalisht e njëjtë sa herë që e konsumoni në këtë restorant.

Nëse restoranti në fjalë nuk ka një shef të mirëfilltë.

Nëse kamerieri nuk është i sigurt nëse një ushqim që kërkoni mund të gatuhet apo jo.

Si të porosisni ushqimet më të freskëta

Zgjidhni ushqime që gatuhen lehtë

Në vend të puresë së patates mund të zgjidhni një patate të pjekur me gjalpë.

Në vend të supës me perime mund të porosisni një sallatë fshati ku e dalloni freskinë.

Mos hani shpesh nëpër restorante

Rregulli i artë, është që të mos shkoni në restorante më shumë se 1 apo 2 herë në javë.

Gjithashtu është e udhës që të kufizoni racionet sepse në restorante konsumoni më shumë ushqim.

Diçka tjetër që duhet të keni parasysh është që në shumicën e rasteve, restorantet nuk porosisin ushqime të plota direkt nga fermat, raporton Agroweb.

Zakonisht janë shpërndarësit e ushqimeve që sjellin përbërësit.

Kjo përkthehet në shumë ushqime të përpunuara, të ngrira apo të paketuara.

SHKARKO APP