Prekëse, shqiptari me tumor në tru i shpëton dëbimit nga ylli i TV britanik (do t’i financojë kurimin)

Ylli i televizionit britanik Si King, me mikun e tij Hairy Biker Dave Myers, do të financojë për kurimin e një emigranti të paligjshëm shqiptar që është arrestuar në një nga spitalet e Britanisë së Madhe, ku ishte i shtruar dhe dyshohet se është prekur nga një tumor në tru. Me  të mësuar historinë e dhimbshme të shqiptarit, që sikur të mos i mjaftonte sëmundja e rëndë, përfundoi në polici dhe u tentua rikthimi i tij në Shqipëri, Hairy Biker Si King ka ndërhyrë dhe ka shprehur gatishmërinë të paguajë tëra shpenzimet për shqiptarin e sëmurë dhe të arrestuar në mënyrë aspak humane, siç e quan ai, nga policia.

Stafi mjekësor në Royal Victoria të Newcastle (RVI) thirri policinë, pasi mjekët vendosën që shqiptari Lorenc Hoxha, 27-vjeç, nuk kishte nevojë për një trajtim urgjent.  Megjithatë spitali tha se Hoxha do t’i ishte dhënë trajtim urgjent në qoftë se do të ishte e nevojshme dhe se ai erdhi në mënyrë ambulatore pas një rekomandimi, nga një tjetër qendër.

Mjekët thanë se e thirrën policinë vetëm pasi disa nga miqtë e Hoxhës, që ishin me të, u thanë se nuk mund të marrin përgjegjësinë për të sëmurin. Por me të dëgjuat historinë, Personaliteti i lartë i TV Britanik, Si King  shkoi menjëherë për të prekur nga afër tërë këtë histori të dhimbshme. Plot vendosmëri ai i tha BBC-së, se – “Unë me dëshirë do të paguaj për shërimin e tij, natyrisht do të paguaj,” – dhe më tej shtoi se – “Është vepër humane. Nuk e bëj aspak për ndonjë qëllim tjetër.” Si King shtoi se nuk ka merakun diku tjetër. -"Frika ime për Lorencin,  është se mos ai vdes. Ai është vetëm 27 vjeç.  Nëse është një emigrant i paligjshëm ose jo,  kjo nuk më intereson. Ai është dy vjet më i madh  se djali im i madh dhe e ka tërë jetën para.”  Edhe pse britanikët pretendojnë se janë në një rang tepër të lartë civilizimi, mendon ndryshe Si King, – “Kjo nuk është një shoqëri e civilizuar që e lë një tjetër qenie njerëzore të vdesë.” Hoxha, së pari, shkoi në Spitalin “Mbretëresha Elizabeth” në Gateshead pas përkeqësimit të shëndetit.

Një zëdhënëse e RVI (spitali), nën presionin tashmë të medieve dhe opinionit publik, sqaroi historinë se përse në vend që shqiptarit t’i jepet ndihma e parë, duhej thirrur policia. – “Ai  ka marrë një rekomandim nga Elizabeth Spitalin Mbretëresha, Gateshead, për një takim si pacient i jashtëm.”

“Më 2 qershor, një vendim mjekësor thoshte se trajtimi i tij nuk ishte nevojë e menjëhershme ose urgjente dhe pacienti ishte i aftë për të udhëtuar dhe të kërkojnë trajtim në vendin e tij. Pas këtij vendimi, tetë përfaqësues të komunitetit shqiptar në Newcastle arritën në spital.

“Shqiptarët e tjerë  u siguruan se pacienti ishte i aftë që të largohej dhe nuk kishte nevojë për një trajtim të nevojshëm në atë kohë. Sikur të duhej ndërhyrje urgjente, spitalet në Newcastle do të kishin dhënë atë.”  Më tej zëdhënësja e spitalit shtoi se: “Gjatë këtij takimi u bë e qartë se pacienti kishte kërkuar më parë trajtim në Greqi, por nuk ishte operuar. Ata që e shoqëronin u njoftuan se në qoftë se asnjëri prej tyre nuk ishin të përgatitur për të marrë atë në shtëpi, atëherë në formë mirëbesimi  spitalit duhet të njoftonte policinë.”

Ajo shtoi më tej se: “Të tërë ishin të vetëdijshëm për këtë dhe duke pasur parasysh një numër të mundësive për të shmangur një situatë të tillë, mori vendimin që askush nuk donte të mbante përgjegjësinë.”

Zëdhënësja tha se zyrtarët e emigracionit kishin njoftuar spitalin, sepse  Hoxha ishte dëbuar një herë në vitin 2011.  Policia e Northumbria u shpreh, me një deklaratë: – “Të martën më 2 qershor, zyrtarët kanë marrë një telefonatë nga një anëtar i personelit për të informuar policinë se një pacient, i cili është një emigrant i paligjshëm, ishte gati për t’u larguar nga spitali. Anëtari i stafit ishte këshilluar që të kontaktonte policinë nga shërbimet e emigracionit. Zyrtarët mbërritën dhe arrestuan djalin shqiptar, 27-vjeçar, për veprën penale të emigracionit.  Arrestimi i tij u bë në emër të shërbimeve të emigracionit dhe ai u dërgua në stacionin e policisë së Mesme Engine Lane.”  Zëdhënësi i policisë u tha medieve britanike më pas se emigranti shqiptar u lirua  dhe nga dje  është në kujdestarinë e oficerëve të emigracionit.

Përgatiti: A. Muraçi/ Koha Jonë

SHKARKO APP