Prindër kapeni sa nuk është vonë, tragjedia e heshtur që po prek fëmijët e sotëm

Ne duhet të bëjmë ndryshime në jetën e fëmijëve tanë para se një brez i tërë të shkojë nën trajtim me ilaçe.Një tragjedi e heshtur që po ndodh tani, në shtëpitë tona dhe ka të bëjë me gjënë më të shtrenjtë që kemi: Fëmijët tanë. Nëpërmjet punës sime me qindra fëmijë dhe prindër si një ergoterapiste, kam parë këtë tragjedi duke u shpalosur përpara syve të mi. Fëmijët tanë janë në një gjendje emocionale shkatërruese!”.

Kështu fillon një artikull nga Victoria Prooday, një psikoterapiste kanadeze (me prejardhje ukrainase) e specializuar në terapi profesionale, e cila punon me fëmijë, prindër dhe mësues.

Siç thuhet në artikull (lexuar nga 10 milion njerëz), gjatë 15 viteve të fundit, lidhur me rritjen e vazhdueshme të çrregullimeve psikologjike tek fëmijët “ne kemi botuar statistikat alarmante, të cilat janë arritur pothuajse nivele epidemike:

1 fëmijë nga 5 ka probleme të shëndetit mendor; çregullimet e spektrit ADHD (defiçiti i vëmendjes / hiperaktiviteti) janë rritur me 43%; mes adoleshentëve, depresioni është rritur me 37%; në djemtë midis 10 dhe 14 vjeç, vetëvrasjet janë rritur me 200%. Edhe sa shumë studime duhet që të zgjoheni?”.

Sot, fëmijët janë të privuar nga baza për një fëmijëri të shëndetshme, përkatësisht: Kufijtë emocionalisht të pranishëm prindërit, përgjegjësi, dietë të ekuilibruar dhe numrin adekuat të orëve të gjumit, stërvitje dhe jetë në natyrë, lojë krijuese, ndërveprimet sociale, mundësitë për të pasur kohë të lirë dhe momente të mërzitshme.

Ndryshe nga këto, fëmijëve të sotëm u janë ofruar: Mjete dixhitale, e prindër që hutohen pas pajisjeve elektronike që kanë në duar; dietë e paekuilibruar dhe pak orë gjumë, mënyrë jetese e ulur në ambiente të mbyllura, dado teknologjike, kënaqësi e menjëhershme, mungesa e momenteve të mërzisë.

Çfarë duhet të bëni atëherë? Këtu janë këshillat e psikoterapeutes për prindërit:

Vendosni kufijtë dhe mbani mend se jeni prindërit e fëmijës; jepini fëmijës tuaj një mënyrë jetese të balancuar, plot me atë që i nevojitet, jo vetëm atë që ai dëshiron; mos kini frikë të thoni “Jo!”; jepini fëmijës tuaj ushqime të shëndetshme; kaloni të paktën një orë në ditë në një hapësirë të gjelbër:Duke bërë çiklizëm, ecur, peshkuar, shikuar insekte ose zogj; hiqjani telefonat celularë gjatë ushqimit; bëni lojëra në natyrë; vendoseni fëmijën tuaj të bëjë punë të vogla shtëpiake; sigurohuni që fëmija të flerë një numër të mjaftueshëm orësh në një dhomë pa pajisje teknologjike; mësoni atij përgjegjësinë dhe pavarësinë dhe mos e mbroni atë nga dështimet e vogla. Në këtë mënyrë, ai do të mësojë të kapërcejë sfidat e mëdha të jetës.
Të tjera: Mësojeni si të vishet vetë dhe të bëjë vetë gati çantën e shkollës; mundohuni të vononi kënaqësinë dhe të krijoni mundësi për ta “mërzitur”, sepse pikërisht në momentet e mërzisë krijojnë kreativitet; mos e konsideroni veten burim argëtimi për fëmijët tuaj; mos përdorni mjete teknologjike gjatë ngrënies, në makinë, në restorant, në supermarket.
Po ashtu: Jini të pranishëm për fëmijët tuaj dhe mësojini ata se si të disiplinojnë dhe sillen; fikini telefonat celular derisa fëmijët të shkojnë në shtrat, për të shmangur hutimin e tyre; mësojini fëmijës se si të njohin dhe menaxhojnë zemërimin ose frustrimin; mësojini të përshëndetin,shkruan “Syri”, të qëndrojnë në tavolinë, të falënderojnë; jini pranë tyre nga një këndvështrim emocional: Buzëqeshni, përqafoji, lexoni për ta, luani së bashku.
Ne duhet të bëjmë ndryshime në jetën e fëmijëve tanë përpara se një brez i tërë të shkojë nën kurë me ilaçe. Nuk është akoma vonë, por së shpejti mund të jetë”.

SHKARKO APP