Probleme me zemrën? Shkencëtarët mendojnë që kanë gjetur zgjidhjen
Problemet me zemër fillojnë të paraqiten kur zemra e humbë aftësinë të pompojë gjak në mënyrë efektive. Trajtimet e deritanishme mund ta ngadalësojnë apo ndalojnë përkeqësimin e sëmundjes, por ato nuk mund ta kthejnë atë prapa, raporton Gazeta Express.
Tani, shkencëtarët kanë krijuar një molekulë e cila mund ta mbajë nën kontroll sëmundjet e zemrës por gjithashtu të përmirësojnë aftësinë e zemrës për të pompuar gjak.
Studimet e bëra në Brazil dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur ta krijojnë dhe të testojnë një tabletë të quajtur SAMBA. Kur studiuesit e aplikuan ketë tabletë tek minjtë me dëmtime në zemër, molekula jo vetëm që e ndaloi progresin e sëmundjes por e zvogëloi atë duke e përmirësuar aftësinë e kontraktimit të muskujve të zemrës. Revista Nature Communications tani ka publikuar një teori në të cilën prezantohet procedura e krijimit të SAMBA dhe testimi I tyre në minj dhe qeliza të zemrës.
“Barnat e përdorura deri tani e përgjysmojnë progresin e sëmundjes, mirëpo ato kurrë nuk mund ta zhdukin atë,” tha Julio Ferreira, profesor në Institutin e Shkencave Biomjekësore në Sao Paulo Brazil, shkruan MedicaNewsToday, transmeton Gazeta Express.
Molekula SAMBA, funksionon në atë mënyrë që i bllokon ndërveprimet në mes të proteinës Mfn1 dhe B2PKC, ndërveprim ky I cili shkakton dëmtimin e mitokondrive të qelizave muskulore të zemrës, duke shkaktuar vdekjen e tyre. “Ne menduam që duke e ndërprerë këtë ndërveprim do të mund të ndalojmë përparimin e sëmundjes dhe njëkohësisht të arrijmë ta kthejmë sëmundjen në stadin fillestar”, tha një nga pjesëmarrësit e këtij zbulimi.
Sipas Qendrës për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve, në vitin 2016 kishte rreth 5.7 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët jetonin me këto çrregullime në zemër. Organet e trupit dhe indet kanë nevojë për furnizim me oksigjen dhe materie ushqyese për të funksionuar në mënyrë të rregullt.
Njerëzit me probleme në zemër shumë shpesh ndihen të lodhur, kanë të përziera dhe përjetojnë probleme në frymëmarrje gjatë gjithë kohës. Disa nga problemet më të përhapura të lidhura me zemër janë: sëmundja koronare, sulmet në zemër, hipertensioni dhe diabeti.