Probleme me zorrët? Përdorni shegë

Është shega çelësi i suksesit kundër sëmundjeve kronike intestinale. Kjo është shpresa që jepet për përmirësimin e kurimit në të ardhmen nga një kërkim i ri i universiteteve indiane dhe amerikane, që shprehin entuziazëm për rezultatin. Shega përmban një molekulë që quhet urotilina, e cila sipas analizave, rezulton se forcon ndjeshëm funksionet e barrierave intestinale, ulja e të cilave lidhet më sëmundjet e Krohnit dhe kolitin ulceroz.
Studimi është publikuar në revistën shkencore Nature Communications dhe në të shpjegohet edhe mekanizmi më të cilin kjo molekulë e shegës ndikon në mbrojtjen e zorrëve nga këto patologji kronike, të cilat janë problematike për miliona njerëz në mbarë botën.

Studimet vijojnë dhe janë përqendruar në krijimin e trajtimeve kundër sëmundjeve të zorrëve duke shfrytëzuar pikërisht përbërësin që gjendet tek fruti i shegës.

SHKARKO APP