Prodhohet fashoja që ndalon rrjedhjen e gjakut brenda pak sekondave
Në shtator 2016, dy oficerë policie izraelitë u qëlluan me thikë në një sulm terrorist në Jeruzalem, një nga disa dhjetëra sulme të tilla në atë vit.
Një nga oficerët u plagos rëndë dhe u mbyt në gjak nga një plagë e e marrë në qafë, e cila çau një arterie të madhe.
Një ndihmësmjek, i cili arriti në vendin e ngjarjes arriti të shpëtojë jetën e oficerit duke aplikuar një fashë të sapo zhvilluar në Izrael, e që ndaloi gjakderdhjen në më pak se një minutë, raporton “Izraeli Sot”.
Kjo fasho ishte WoundClot, një garzë me bazë bimore që stimulon procesin e koagulimit të trupit dhe ndalon humbjen e gjakut.
Fashoja, e bërë nga celuloza (qelizat e bimëve), mund të thithë mbi 2500 për qind të peshës së vet dhe mund të aplikohet në situata në të cilat kompresimi mund të jetë i dëmshëm, siç janë plagët e goditjeve, dëmtimet e kokës dhe qafës dhe gjakderdhja e brendshme.
Është gjithashtu bio-absorbuese, duke qëndruar biologjikisht aktive për 24-36 orë.
Kur aplikohet në një dëmtim, fashoja me një përdorim kthehet në një membranë xheli, duke formuar një “matricë 3D që thyen trombocitet [qelizat e koagulimit të gjakut] dhe koagulantët … duke ruajtur lëvizjen dhe aktivitetin e tyre për të formuar një koagulim biologjik” thotë kompania prodhuese.
Fashoja WoundClot bëri bujë ndërkombëtare në 2016, kur kompania mjekësore izraelite prapa saj, Core Scientific Creations (CSC), e hodhi në treg atë.
CSC tani e shet WoundClot dhe furnitura të tjera mjekësore te distrubutorët e 32 vendeve përfshirë Italinë, Francën, Britaninë, Polonisë, Rumaninë, Indinë, etj.
WoundClot kushton 10 dollarë për fasho dhe 100 dollarë për kitet e ndërhyrjeve kirurgjikale. Në fakt, nuk është e lirë, por ka cilësi shumë të lartë.