Produktet që duhet t’i ruajmë në frigoriferë dhe cilat JO
”Bright Side”, ndan disa këshilla sesi duhet të ruhet ushqimet e ndryshme. Më poshtë do të gjeni një listë, që do t’u vijë në ndihmë.
Gjërat që duhet të ruhen në dollap dhe të fshihen nga rrezet e diellit
Buka-Buka duhet të mbahet në një raft të mbyllur, me pak kripë afër në mënyrë që ta mbrojë atë nga myku. Nëse e lini atë me qesen e tyre që shiten në furrën e bukës, atëherë ajo ka shanse që të qëndrojnë e butë, por pas dy ditësh do të mbulohet me myk. Ndërkohë, qeset plastike nuk e lënë që “të marrë frymë” duke krijuar lagështi. Nuk rekomandohet kurrsesi që të mbahet në frigorifer sepse për shkak të temperaturave të ulëta, ajo do të bëhet e ndenjur shumë shpejt.
Çokollata- Është një nga produktet shumë të lehta për t’u ruajtur. Mbahet më së miri në një vend të freskët dhe të errët. Nuk duhet ta vendosni në frigorifer sepse për shkak të temperaturës së ulët ajo do të vishet nga një shtresë e bardhë, e cila jo domosdoshmërish do të ndikojë në shije, por e bën atë më pak “tërheqëse” për ta ngrënë.
Vaji i ullirit- Duhet të ruhet gjithmonë në temperaturën e dhomës, larg dritës. Por mos e vendosi në frigorifer. Temperaturat e ulëta do të formojnë disa copëza të bardha në vaj- ky është ujë i kondensuar.
Qepët dhe hudhrat- Në mënyrë që qepët dhe hudhrat të jenë sa më të freskëta duhet t’i vendosni ato në një vend të thatë, për shembull në një kuti dhe më pas në një raft të errët. Nëse keni një sasi të madhe, duhet që t’i lidhni ato me njëra-tjetrën dhe t’i mbani të varura. Nuk mund të vendosen në frigorifer sepse shumë shpejt do të mbulohen nga myku.
Gjërat që mund të mbahet në ekspozuara në kuzhinë ose mbi tavolinë
Portokallet dhe frutat e tjera- Ato mund të ruhen mjaft mirë në tryezën e kuzhinës, nuk kalben shpejt. Kurrsesi nuk duhet t’i fusni në frigorifer sepse temperaturat e ulëta do i bëjnë frutat më pak të shijshme dhe më pak të dobishme për shëndetin tuaj.
Avokado-Ruajtja e avokados është një detyrë e vështirë. Nëse avokado është e pjekur, atëherë duhet ta mbani në frigorifer sepse temperaturat e ulëta e “shpëtojnë” atë nga kalbja. Por nëse nuk është i pjekur plotësisht, nuk duhet ta mbani në frigorifer sepse do të ngadalësojë procesin e pjekjes.
Kastravecët- Mund të ruhen në frigorifer por vetëm disa ditë. Temperaturat e ulëta do të bëjnë që kastravecët që të kalben shumë shpejt. Duhet të kini parasysh që perimet duhet t’i mbani larg frigoriferit, nëse doni që të “jetojnë” më gjatë.
Patëllxhani- Nuk mundet që t’u rezistojë temperaturave të ulëta. Në frigorifer këto perime do të bëhen të buta dhe do të humbasin të gjitha cilësitë ushqimore. Ato duhet të mbahen në temperaturën e dhomës, por larg dritës.
Domatet-E dimë që gjatë gjithë kësaj kohe i kemi ruajtur domatet në frigorifer, por kemi bërë shumë gabim. Të ruajturit në frigorifer do bëjë që ato të humbasin aromën karakteristike, duke i bërë ato pa shije. Ajri i ftohët ngadalëson procesin natyral të pjekjes së domateve dhe shkatërrojnë membranën e hollë brenda tyre. Kjo bën që domatja të ketë më pak lëng. Ato duhet të ruhen në temperaturën e dhomës në një port ose kuti, por jo të mbyllur.
Gjërat që ruhen më mirë në frigorifer
Vezët- Për diçka të gjithë biem dakord, që vezët duhet të qëndrojnë në frigorifer. Megjithatë, diçka mësojeni mirë. Nuk duhet që t’i vendosni ato në derën e frigoriferit, pasi ndryshimi i temperaturës ndikon në freskinë e tyre.
Mielli- Në dukje është shumë i thjeshtë për t’u ruajtur, por në fakt nuk është kështu. Lagështia apo temperaturat e larta mund të ndikojnë që të pushtohen nga myku dhe që mielli të jetë i pamundur për t’u konsumuar. Zgjidhja më e mirë është që të vendoset në një kavanoz të mbyllur dhe të ruhet në frigorifer, por edhe në raft.
Selinoja- Duhet të ruhet patjetër në frigorifer,por mos e mbështillni atë me qese sepse do bëjë që ajo të kalbet. Mund të përdorni letrën e aluminit.