Proteinat, roli i tyre në jetën e përditshme
Proteinat janë shumë të rëndësishme për të pasur një jetë të shëndetshme. Sipas ekspertëve të gjithë duhet të konsumojnë proteina në çdo vakt.
Roli i proteinave në trup
– Parandalojnë shkatërrimin e muskujve.
– Të domosdoshëm për rikuperimin e rritjes muskulore.
– Ndihmojnë rritjen dhe zhvillimin e trupit.
– Furnizojnë trupin me energji.
– Ndihmojnë trupin të ndihet i ngopur.
– Ndihmojnë për uljen në peshë.
– Forcojnë kockat dhe ndihmojnë formimin e tyre.
– Parandalojnë osteoporozën.
– Nxitin metabolizmin në trup.
– Ulin presionin e lartë të gjakut.
– Ruajnë shëndetin e zemrës.
– Stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak.
– Ndihmojnë në shërimin e shpejtë të plagëve.
– Zvogëlojnë procesin e plakjes.
– Nxitin funksion e shëndetshëm të trurit.
Mungesa e proteinave në trup mund të shkaktojë:
– Metabolizëm të ngadaltë.
– Dobësi dhe rënie të theksuar në peshë.
– Muskuj të dobësuar.
– Nivele të ulëta të energjisë dhe lodhje.
– Përqendrim të dobët dhe të mësuarit me probleme.
– Depresion dhe humor të keq.
– Dhimbje të muskujve dhe të kockave.
– Ndryshime të sheqerit në gjak, që mund të çojë në diabet.
– Shërim të ngadalshëm të plagëve.
– Imunitet të dobët.