FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pse deodoranti duhet përdorur çdo natë para gjumit, arsyet janë bindëse

Nëse je e shqetësuar për djersitjen e tepër, mënyra më e mirë është ta përdorësh deodorantin para se të flesh.

Ky është rezultati i një studimi të zhvilluar nga dy klinika të produkteve kozmetike në Çikago, ekspertët e të cilave kanë arritur të argumentojnë edhe arsyet pse darka dhe jo mëngjesi është koha më e mirë të aplikuar deodorantin.

Sipas tyre, deodorantët përmbajnë një sasi të konsiderueshme të përbërësve që kontrollojnë gjëndrat e djersës dhe koha para gjumit siguron mbrojtjen më të mirë ndaj djersës dhe lagështirës: “Koha para se të flesh është më e mira për të aplikuar deodorantin”, – thotë David Pariser, president i Akademisë Amerikane të Dermatologjisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Natën, kur të gjithë djersiten më pak, më shumë përbërës të deodorantit, siç është alumini, tërhiqen më shumë nga kanalet që sinjalizojnë gjëndrat e djersës për të zvogëluar ose ndaluar djersën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky efekt zgjat 24 orë ose ndoshta më shumë, madje edhe pas larjes së mëngjesit.

Përfundimisht, deodoranti nuk është më i nevojshëm gjatë ditës. Ndonëse, siç thonë ekspertët mjekësorë, bllokimi i gjëndrave të djersës nuk është i shëndetshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?