Pse duhet të qani me çdo kusht të paktën 1 herë në javë?
Cili është sekreti i një jete pa tension dhe pa shumë stres? Përveç të qeshurës, gjumit apo kafes, akademikët japonezë kanë arritur në përfundimin se mënyra më e mirë për të çliruar stresin janë lotët.
Të qash të paktën një herë në javë mund të jetë shumë më efektive për reduktimin e stresit se sa e qeshura apo gjumi.
Ekspertët sugjerojnë se të dëgjosh balada, të shohësh filma të trishtuar apo të lexosh libra dramatikë mund të ketë impakt shumë pozitiv në shëndetin tuaj mendor.
Në fakt ky nuk është studimi i vetëm që tregon se diçka e tillë funksionon. Në 2008-ën, në një tjerër eksperiment me më shumë se 3000 njerëz, u arrit në përfundimin se pasi qanin shumica e tyre ndiheshin më mirë, më të çliruar dhe më optimistë.
Kjo ndodh sepse kur ne qajmë çlirojmë endrofinë, hormoni përgjegjës për ndjenjat e lumturisë dhe mirëqënies.