Pse formohen rrudhat poshtë syve dhe si t’i parandaloni

Me siguri të gjithë e pyesni veten se pse në mëngjes ngriheni me rrathë poshtë syve.

Rrathët e zinj zakonisht krijohen te ata njerëz që kanë një lëkurë të hollë.

Kjo ndodh për shkak se, ata i kanë enët e gjakut të dukshme dhe kjo e shkakton edhe ngjyrën e errët.

Por nëse ju ekspozoheni shumë ndaj diellit, këta rrathë të zinj mund të përkeqësohen, shkruan dritare.

Edhe nëse ju lodheni tej mase, flini vonë, rrathët poshtë syve tuaj do të krijohen lehtësisht.

Si mund t’i parandaloni?

Nëse nuk doni të keni rrathë poshtë syve?

Është e rëndësishme që ju të keni një mënyrë jetese të shëndetshme. Sigurohuni të flini gjumë mjaftueshëm, mos pini shumë alkool, ose mos pini fare.

Gjithashtu duhet të mos pini shumë kafe, ose pije me kafeinë, pasi ajo ngushton enët e gjakut, gjë që shkakton edhe rrathët poshtë syve.

 

SHKARKO APP