Pse gjumi është aleati juaj më i mirë për fytyrën
Nata është koha më e mirë për procedurat e bukurisë.
Është koha kur i tërë trupi juaj rikuperohet dhe përpjekjet tuaja janë në kulmin e efikasitetit. “Side Bright” ka mbledhur disa këshilla për ju që të kujdeseni për veten, ndërsa ju jeni në gjumë.
Bëjini fytyrës një maskë Aloe Vera
Lëngu i Aloe Vera-s ndihmon zbardhjen e lëkurës, heqjen e puçrave dhe parandalimin e rrudhave. Gjithashtu ai është i mirë dhe jep efekt kujdesi për çdo lloj lëkure. Vetëm zgjidhni maskën e duhur për lëkurën tuaj: me yndyrë, lëkurë e thatë, ose e përzier. Është mirë që ta aplikoni dy herë në javë.
Bëni një maskë me vitaminë E për pjesën poshtë syve tuaj
Lëkura poshtë syve është e thatë, e hollë dhe priret për të formuar rrudha të parakohshme. Për të parandaluar plakjen, aplikoni maskë me vitaminë E para se të shkoni në shtrat. Ajo shitet në çdo farmaci në kapsula. Shtoni vaj peshku apo vaj ulliri për efekt më të mirë.
Megjithatë, duhet të jeni shumë të kujdesshëm me vitaminën E, dhe të përdorin vetëm disa pika të saj: aplikimi me shumicë mund të shkaktojë ënjtje dhe acarim. Aplikojeni 1 herë në javë.
Aplikoni vaj kastori për qerpikët
Aplikoni vaj për qerpikët tuaj dhe vetullat vaj kastori (nëse është e nevojshme) për rritjen e tyre të shpejtë dhe të dendur. Mund ta përsërisni çdo natë para se të shkoni në shtrat.
Aplikoni vaj kokosi për buzët
Vaji i kokosit do të jetë ndihmesë e madhe për buzët e thara. I duhet një kohë e gjatë për t’u absorbuar, kështu që është më mirë ta aplikoni para se të shkoni në shtrat në mënyrë që buzëkuqi juaj të jetë i përsosur në mëngjes.
Zbusni duart
Lani duart dhe aplikoni pak krem hidratues, pastaj masazhojini duke fërkuar çdo gisht. Kujdesuni që të lyeni gjithë gishtat dhe kyçet e duarve. Vendos mbi to doreza dhe shkoni në shtrat për të fjetur. Gjithashtu ju mund të përdorni doreza të veçanta spa. Hiqini dorezat në mëngjes dhe aplikoni disa pika vaj esencial te kutikulat e gishtave rreth thonjve.