Pse gripi afrikan i derrit po përhapet me kaq shumë shpejtësi dhe pse do të duhen dekada për eliminimin e tij?

Virusi vdekjeprurës i derrave që u përhap nga Afrika në Evropë tani po shkatërron industrinë e mishit të derrit në Kinë prej 128 miliardë dollarësh dhe po përhapet në vende të tjera aziatike, një fatkeqësi e pashembullt që ka bërë që Pekini të therë miliona derra kot. Por ndalimi gripit afrikan të derrave nuk është aq i lehtë.

Virusi që shkakton sëmundje hemorragjike është shumë ngjitës dhe këmbëngulës, dhe përhapet në shumë mënyra. Nuk ka vaksinë të sigurt dhe efektive për të parandaluar infeksionin, as ndonjë kurë për ta trajtuar atë. Prezenca e përhapur në Kinë do të thotë se tani virusi po përforcohet në një vend me 440 milionë derra, gjysma e totalit të planetit dhe ku fermat kanë pak mundësi për ta parandaluar.

Numri i derrave që Kina do të grumbullojë këtë vit parashikohet të bjerë me 134 milionë ose 20%, nga 2018, rënia më e keqe vjetore që kur Departamenti Amerikan i Bujqësisë filloi numërimin e derrave të Kinës në mesin e viteve 1970. Edhe pse virusi i derrave nuk i dëmton njerëzit edhe nëse ato e hanë atë, shkalla e vdekjeve në derra mund të shkatërrojë industrinë e mishit të derrit në rajon.

Përvoja e Spanjës me sëmundjen sugjeron që një groposje e derrave nuk do të jetë i mjaftueshëm për të zgjidhur problemin. Vendi zbatoi masa strikte sanitare dhe industrializoi sistemin e saj të prodhimit të derrave, por u deshën 35 vjet dhe ndihma të mëdha nga Bashkimi Evropian para se sëmundja të zhdukej në 1995. Ishulli italian i Sardenjës po përpiqet pa sukses për të hequr virusin prej katër dekadash.

Një nga arsyet pse gripi afrikan i derrave është aq i vështirë për t’u çrrënjosur është se ai është i lehtë për t’u transmetuar. Përveç kontaktit të drejtpërdrejtë me një derr të infektuar, virusi mund të kalojë në kafshë që hanë derra apo ushqim të ngarkuar me virus, nëpërmjet veshjeve apo pajisjeve të kontaminuara ose kur një derr pi ujë që përmban virusin.

Shkencëtarët thonë se virusi mund të ketë ardhur në Kinë në të njëjtën mënyrë që hyri në Evropë në fillim të vitit 2007. Një raport i Kombeve të Bashkuara sugjeron se disa mbetje ushqimore që përmbanin mish derri u hodhën nga një anije që vizitonte portin e Poti në Detin e Zi Gjeorgjian dhe pastaj derrat lokalë u infektuan. Brenda disa javësh, 30.000 derra kishin vdekur dhe 80% e Gjeorgjisë mendohej se ishte infektuar.

Virusi është gjithashtu i vështirë për t’u ndjekur. Derrat mund ta inkubojnë atë për 5 deri në 15 ditë dhe mund të shfaqin simptomat për një ose dy ditë para se të ngordhin. Kjo do të thotë se virusi mund të përhapet në heshtje nëpër mbeturinat, mishin dhe gjakun e derrave të infektuar që nuk duken të jenë të sëmurë, sidomos kur ato transportohen ilegalisht ose theren para diagnozës.

Pavarësisht 50 viteve të hulumtimit, shkencëtarët nuk kanë arritur të zhvillojnë një vaksinë që është e sigurt dhe efektive kundër gripit afrikan të derrave. Edhe pse hulumtimet e fundit tregojnë se janë të frytshme, mund të duhen vite përpara se një vaksinë efektive të jetë komercialisht në dispozicion.

Një nga përpjekjet më të hershme, bazuar në një formë të gjallë dhe të dobësuar të virusit, u braktis pasi u gjet se vaksina i jepte derrave një sëmundje tjetër.

SHKARKO APP