Pse infarkti kardiak po prek moshat e reja!
Sipas studimeve rastet infarktit të miokardit akut janë rritur tek të rinjtë vitet e fundit.
Por cilat janë shkaqet për këtë fenomen në rritje.
Sipas ekspertëve, faktorët e rrezikut si duhanpirja, alkooli dhe ushqimet e pashëndetshme, janë ndër shkaqet kryesore.
Gjendjet që ndikojnë:
• Hipertensioni arterial
• Kolesteroli i lartë
• Obeziteti
Sipas ekspertëve, edhe Covid-19 ka ndikuar në rritjen e rrezikut të infarktit tek të rinjtë, duke favorizuar dëmtimin kardiovaskular.
Puna nga shtëpia ka ndikuar gjithashtu në përhapjen e zakoneve më pak të shëndetshme dhe të stilit të jetesës sedentare.
Për të reduktuar rrezikun e infarktit, duhet të kujdesemi për veten.
Mos pini duhan.
Praktikoni aktivitet fizik të shëndetshëm.
Ndiqni një regjim ushqimor të mirë, të varfër me yndyra shtazore dhe me përmbajtje të reduktuar kalorike.
Parandalimi duhet të jetë i vazhdueshëm duke monitoruar presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit në gjak dhe, nëse është e nevojshme, duke kryer ekzaminime specifike për zemrën.