Pse ndihemi të lodhur edhe nëse flemë?
Jeni ndjerë ndonjëherë aq të lodhur sa keni fjetur për më shumë se 10 orë? Kur jeni zgjuar keni ndjerë sërish nevojën për të marrë një sy gjumë? Epo nuk jeni të vetmit…
Ndodh që të ndihemi të lodhur edhe pas tetë orësh gjumë, sepse lodhja dhe përgjumja nuk janë e njëjta gjë dhe e para mund të shfaqet në mënyrë të pavarur nga prania e së dytës.
Me fjalë të tjera, ju mund të ndjeni një mungesë të forcës fizike dhe mendore, pa ndjerë nevojën për të fjetur për një numër arsyesh, jo të gjitha të dukshme.
Mos u zgjoni shumë herë
Kjo mund të duket e çuditshme, por qëndrimi në shtrat deri në sekondën e fundit ka të ngjarë të bëjë më shumë dëm sesa mirë, sepse ju pengon që të merrni kohë për veten tuaj dhe të analizoni ditën që do të filloni. Në përgjithësi, popullsia ndahet mes atyre që janë në formë dhe produktivë në mbrëmje dhe ngrihen të lodhur në mëngjes, dhe atyre që zgjohen herët në mëngjes dhe në mbrëmje janë të përgjumur.
Të rrethoheni nga njerëz negativ
Vazhdimi i ballafaqimit me kolegët ankues dhe miqtë e zhurmshëm në të vërtetë mund të jetë e lodhshme dhe përfundon duke e teruar të gjithë energjinë.
Të kesh një jetë seksuale të përgjumur
Trajtimi i lodhjes si një justifikim për të mos pasur seks nuk vlen më, sepse një studim i botuar në Forbes ka vërtetuar se intimiteti ndihmon për të pushuar më mirë gjatë natës. Merita e prolaktinës që lëshohet gjatë orgazmës dhe nivelet e të cilave janë natyrisht më të larta kur flini.
Të keni mangësi të magnezit
Edhe pse mund të duket e çuditshme të mendosh për magnezin si një mineral “relaksues”, një studim i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë ka treguar se si kjo substancë që është aq e rëndësishme për trupin, përmirëson cilësinë e gjumit dhe kohën që duhet të flemë. “Kjo është arsyeja pse mungesa e këtij minerali, si dhe e hekurit, mund të shkaktojë lodhje”, paralajmëron Dr. Proserpio, i cili këshillon t’i rezervoni ato, veçanërisht gratë, sidomos gjatë shtatzënisë.