Pse një martesë e palumtur është më e dëmshme se duhanpirja

Le të hamendësojmë se ju të dy keni një martesë të shëndetshme. Asnjëri nga ju nuk abuzon me duhanin apo me alkoolin dhe mbi të gjitha ju të dy ushqeheni mirë.

Nëse po mendoni se një martesë e shëndetshme varet nga këto komponentë na duhet t’ju themi se gaboheni.

Sipas një studimi të kryer nga universitetet e Nevadës dhe Miçiganit edhe nëse jeni duke e bërë çdo gjë si duhet lidhur me shëndetin tuaj, nëse jetoni në një martesë “toksike” atëherë rezultati është pesë me hiç.

Hulumtuesit për të arritur në këtë përfundim kanë mërrë në studim 373 çifte të martuarish duke analizuar tek ata mënyrën e të jetuarit, mosmarrëveshjet dhe aktivitetet e kohës së lirë. Më pas bashkëshortët i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore për të parë gjendjen e tyre shëndetësore dhe lidhjen e saj me cilësinë e marrëdhënies.

Në fund të studimit është vënë re se çiftet e bashkëshortëve që kanë mosmarrëveshje, janë shumë më të prirur të preken nga sëmundjet kardiovaskulare, tipet e ndryshme të diabetit dhe nga kanceri.

Pra sipas këtij studimi dëmet që sjell në shëndet një martesë e palumtur janë të njejta me ato të duhanpirjes…

SHKARKO APP