Pse nuk duhet ta prekim celularin sapo të zgjohemi

Përdorimi i celularit në mëngjes sapo hapni sytë është një veprim  që ka pasoja negative për shëndetin tuaj.

Studimet tregojnë se nëse kontrolloni telefonin tuaj, dita fillon me stres të lartë. Në orët e para të mëngjesit është fleksibël dhe i lakueshëm. Është një kohë e rëndësishme për rritjen e inteligjencës emocionale, kujtesës dhe krijimtarisë.

Sipas ekspertes të mirëqenies Chelsea Pottenger ka pesë rregulla që duhet të ndiqen.

Kufizoni teknologjinë për tetë minuta:

Dita jonë moderne është e sunduar nga teknologjia. Hiqni të gjitha tundimet dhe mbani telefonin jashtë dhomës së gjumit nëse doni të keni një fillim të qetë dhe të ekuilibruar të ditës.

Praktikoni 30 sekonda mirënjohje:

Studimi i Harvardit sugjeron që praktikimi i 30 sekondave të mirënjohjes në ditë, forcon dhe rrit pjesën e trurit që ndërton elasticitetin. Kultivimi i një qëndrimi falënderues për nj ditë të re e ndryshon perspektivën tuaj nga negative në pozitive.

Mendoni për qëllimet tuaja:

Ju as nuk duhet të lëvizni nga shtrati. Vizualizimi dhe vështrimi i imazheve të qëllimeve tuaja është provuar që ndihmon të ndjeheni më të lumtur, pozitivë dhe të keni sukses.

Pini një gotë me ujë të ngrohtë me limon:

Shtrydhni një gjysmë limoni në ujë të ngrohtë dhe pijeni këtë rreth 30 minuta para se të zgjoheni. Kjo do të ndihmojë në fillimin e tretjes dhe ka veti detoksifikuese.

SHKARKO APP