Pse s’duhet të hiqni dorë kurrë nga çokollatat?

Herën tjetër që do të ndiheni të stresuar, merrni çokollatën e parë që do t’ju pëlqejë dhe hajeni pa e vrarë mendjen fare. Studimet e kryera së fundmi në Universitetin e Californisë thonë se çokollata redukton ndjeshëm nivelet e stresit.

Çokollata e zezë në veçanti shkakton një efekt pozitiv në shëndetin e trurit tonë. Ekspertët thonë se çokollata e zezë me një përqindje shumë të lartë të kakaos, redukton nivelin e stresit dhe inflamacione të ndryshme. Nëse jeni konsumues i rregullt i çokollatës së zezë ka shumë pak gjasa të vuani nga çrregullimet kardiovaskulare.

Përpos këtyre, një copë çokollatë ka gjithashtu fuqinë të ndikojë pozitivisht në humorin tuaj, të përmirësojë kujtesën dhe forcojë imunitetin, duke na e konfirmuar edhe njëherë se kjo copëz parajse është shpikja më e mirë e botës.

SHKARKO APP