Pudra me ngjyrosës kanceroz, “J&J” e dinte prej 1971-shit

Aksionet e “Johnson & Johnson” kanë rënë me më shumë se 10 për qind, pasi agjencia e lajmeve “Reuters” raportoi se gjiganti farmaceutik amerikan ishte në dijeni të pranisë së ngjyrosësit “asbestos” në pudrën e saj, për dekada të tëra.

Raporti vjen ndërsa kompania përballet me mijëra padi ligjore, që pretendojnë se produktet e saj kanë shkaktuar kancer. Sipas “Reuters”, kompania ka qenë në dijeni të pranisë së “asbestos” në produktet e saj, të paktën që nga viti 1971. Sidoqoftë, avokatët e saj kanë thënë se pudra për bebe e kompanisë është e sigurtë dhe nuk përmban “asbestos”. Artikulli i “Reuters”, sipas tyre është i njëanshëm, jo i vërtetë dhe ngjason me një teori konspiracioni.

Konsensusi shkencor, sipas tyre, është se pudra e përdorur si bazë në një numër produktesh nuk shkakton kancer, pavarësisht përbërjes së saj. “Reuters” ka shqyrtuar dokumentet e “Johnson & Johnson”, të paraqitura në kuadër të proceseve gjyqësore, shumë prej të cilëve janë siguruar përmes urdhrave të gjykatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dokumentet tregonin se, të paktën nga viti 1971 deri në vitet 2000, testet e brendshme të kompanisë kishin gjetur sasi të vogla “asbestos”-i në pudër. Çështjet ligjore kundër “Johnson & Johnson” kanë qenë të përziera. Në korrik, kompania u urdhërua të paguante 4.7 miliardë dollarë dëme për 22 femra, që pretendonin se produktet e saj të pudrës i kishin zhvilluar kancerin në vezore. /Top Channel/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?